Blog

05 Kor
0

Me MENDJE dhe ZEMËR për Preshevën

Sot bashkë me kandidatët për këshilltarë nga lista jonë për njësitë nga 1 deri 9 në qytetin e Preshevës, e bashkveprimtarë pamë nga afër pikat kryesore në qytet, e ku pas 2 qershorit me qeverisjen tonë me MENDJE dhe ZEMËR do të fillojmë me projekte konkrete.

Duke filluar nga rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër. Projekt ky i filluar në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime e i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministri i mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës.

Projekti ideor për rigjallërimin e Çarshisë së Vjetër është punuar dhe përpiluar nga ekspertë të fushës së urbanizmit dhe arkitekturës e është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. Ka mbetur vetëm implementimi.

E kjo mund të arrihet vetëm me njerëz që bashkëpunimin e bashkërendimin me Republikën e Kosovës e kanë primare.

Rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër do të jetë i rëndësishëm për historinë e djeshme e për kulturën e sotme.

Ndërtimi i një parku rekreativ tek ish Tregu i gjelbërt është pika tjetër e rëndësishme që do të bëhet me qeverisjen tonë.

Hapësirë rekreative, e shoqëruar me parking nëntokësor, si nevojë e domosdoshme për qytetin.

Ndërtimi i Hallës Sportive të Preshevës, poashtu i mbështetur nga bashkëvendasi ynë, Ministri Liburn Aliu, ishte projekti tjetër i rëndësishëm i paraparë në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime. Do të vazhdohet intenzivisht deri në realizimin përfundimtar.

Është e papranueshme që Komuna e Preshevës të mos ketë Hallë të Sportit.

Poashtu intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në pjesë të ndryshme të qytetit është nevojë e domosdoshme për qytetarët tanë.

Të gjitha këto ia ekspozuam sot qytetarëve që i takuam.

E të gjitha këto mund të bëhen vetëm atëherë kur Komuna e Preshevës të qeveriset me MENDJE dhe ZEMËR.

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI

Lexo më shumë
02 Kor
0

Gjatë vizitës lobuese në Berlin, sot, patëm takim me drejtorin e Divizionit të MPJ për Ballkanin perëndimorë, Niels von Redecker.

Në takimin e radhës biseduam me deputetin e Bundestagut Boris Mijatoviq, ndërsa në takimin e tretë, në Komisionin për të drejtat e njeriut të Bundestagut, biseduam me Renata Alt.

Në tre takimet biseduam për diskriminimin sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve të luginës dhe nevojën e një fokusimi dhe prezence më të madhe gjermane dhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës.

Gjatë ditës së djeshme takuam analistin politik nga Këshilli për politikë dhe demokratizim, Bodo Weber sikurse edhe Julia von Dobeneck nga Robert Boch Shtiftung.

Gjatë ditës së djeshme u pritëm edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Faruk Ajeti.

Në ditën e tretë do të takojmë deputetët Thomas Hacker dhe Knut Abraham.

Pjesë e delegacionit ishte Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar, Flora Ferati, eksperte e rajonit dhe Drita Zymberi, aktiviste e Luginës në diasporë.

Edhe kjo vizitë është realizuar në kuadër të platformës tonë lobuese për Luginën e Preshevës që po mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë
02 Mar
0

Kuvendi i forumit rinor zgjodhi Besa Asllanin nga fshati Zhunicë për kryetare

Bashkëveprimi i vrullit rinor dhe përvojës së disa brezave, garancë për fitoren e PVD-së.

Besa Asllani zgjedhet kryetare e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik – dega në Preshevë.

Pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve të brendshme nëpër nëndegë, degë dhe organe qendrore të PVD-së, sonte ishe rradha e kuvendit të forumit rinor të degës së PVD në Preshevë.

Kuvendi i forumit rinor zgjodhi Besa Asllanin nga fshati Zhunicë për kryetare, Edin Kamberi dhe Endrit Hajrullahu për nënkryetarë, Myrvete Hyseni për sekretare, si dhe kryesinë e re prej 15 anëtarëve!

Lexo më shumë
02 Mar
0

VIDEO/Kamberi kërkon integrimin e shqiptarëve nga niveli lokal drejt atij qëndror

Deputeti popullor Shaip Kamberi, gjatë ditës ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar mbi pjesëmarrjen e Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” në Qeverinë e ardhshme në Beograd.

Edhe ketë takim, Kamberi e ka shfrytëzuar me paraqitjen e kërkesave ndaj presidentit serb Vuçiq, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Pas takimit, Kamberi ka dhënë një prononcim për media, ku ndër të tjera ka thënë: Që shqiptarët janë për integrimin, por integrimin që nënkupton nga niveli lokal drejt atij qëndror”.

Më poshtë e gjeni të plotë prononcimin e deputetit Kamberi, pas takimit me presidentin serb:

Lexo më shumë
19 Nën
0

Nga nëndegët tona në terren po marrim informacione shqetësuese për ndërhyrjen e përfaqësuesëve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prak të zgjedhjeve të 2 qershorit.

Nga nëndegët tona në terren po marrim informacione shqetësuese për ndërhyrjen e përfaqësuesëve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prak të zgjedhjeve të 2 qershorit.
Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg “rekomandimeve”, “këshillave”, “sugjerimeve” se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit.
Mos i përdorni këto metoda se nuk ju bëjnë punë.
Kontrollone veten dhe përmbahuni nga ndërhyrja në proces zgjedhor, kjo është detyra juaj ligjore, e mos u mundoni me kontrollu elektoratin.
Le të vendosin vet ata kend e përkrahin.
Zgjedhjet janë në Bujanoc e Preshevë.
Vranja, Surdulica e Nishi, nuk kanë çka përzihen në to.
Qëndroni larg vullnetit të lirë të shqiptarëve.
Inkurajoj secilin individ që vazhdon të merr “telefonata këshilluese, sugjeruese apo kërcënuese” të çfardo llojit e nga cilat do struktura shtetërore të mos e fsheh po të njoftojë opinionin.
Vullneti i popullit nuk kontrollohet me telefonata, vullneti i popullit nuk mund të nëpërkëmbet.
E provuat pesë herë në Tërnoc më 2022.
Nuk ju doli.
Nuk ju del përsëri.
Larg duart nga vota shqiptare.

Lexo më shumë
19 Tet
0

Tubimi perfundimtar test..

Tubimi perfundimtar test..

Lexo më shumë
567