Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka marrë një dimension të ri ndërkombëtar përmes angazhimit politik dhe diplomatik të Shaip Kamberit.
Angazhimi ndërkombëtar i Shaip Kamberit Nga Lugina në Këshillin e Evropë e deri në Kongresin Amerikan!
Nga takimet në Departamentin amerikan të Shtetit dhe institucionet evropiane, deri te nisma legjislative në Kongresin amerikan, pasivizimi i adresave, diskriminimi dhe nënpërfaqësimi i shqiptarëve janë ngritur në nivele të ndryshme ndërkombëtare.
Në dhjetor të vitit 2025, kongresisti Keith Self paraqiti projektligjin për vlerësimin e diskriminimit në Luginën e Preshevës. Në maj të vitit 2026, Self dhe kongresisti Suhas Subramanyam vizituan Preshevën, ku u takuan me Kamberin dhe përfaqësuesit shqiptarë.
Takimet e fundit me kongresistët Mike Lawler dhe Joe Wilson, në kuadër të delegacionit të Albin Kurtit në SHBA, shënojnë vazhdimësinë e këtij angazhimi, përmes të cilit çështjet e shqiptarëve të Luginës po trajtohen drejtpërdrejt me përfaqësues të Kongresit amerikan.