“Një çështje tjetër të diskutimit që ngritëm së bashku me Kryetaren e Preshevës Ardita Sinani ishte diskriminimi i vazhdueshëm dhe sistematik i shtetit të Serbisë ndaj komunitetit shqiptar atje, nga pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave e nënpërfaqësimi në secilin institucion shtetëror atje. Simetria e të drejtave të komuniteteve në vendet tona përkatëse është qasja dhe mënyra e domosdoshme për trajtim të drejtë dhe barabartë.
Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet miqësore, sikurse do të rrisin e forcojnë edhe relacionet ekonomike e tregtare. Në fund, me kënaqësi i bëra ftesë Presidentit Erdoğan për vizitë në Republikën e Kosovës.” – u shpreh mes tjerash Kryeministri Kurti.