KURTI DHE KRERËT E PVD-SË TAKOJNË NË NEW YORK TË RINJTË E DIASPORËS SHQIPTARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në ditën e parë të qëndrimit në New York zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e diasporës shqiptare.

Në delegacionin që po e shoqëron Kurtin në SHBA janë edhe përfaqësuesit e PVD-së nga Lugina e Preshevës – deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe Ragmi Mustafi.

Gjatë takimit me të rinjtë shqiptaro-amerikanë, Kurti foli për zhvillimet ekonomike në Kosovë, sistemin e drejtësisë, bashkëpunimin ndërshqiptar dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Vizita e delegacionit në SHBA zhvillohet në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve të Kurtit gjatë qëndrimit të tij në New York.