Shaip Kamberi (lindur në 15 tetor 1964) është një politikan shqiptar, i cili është momentalisht pjesëtar i parlamentit serb. Më parë ka shërbyer si kryetar i bashkisë së Bujanovcit prej vitit 2008 në 2012 dhe nga 2016 deri në 2020.[2] Ai është president i Partisë për Veprim Demokratik, një parti politike e minoritetit shqiptar në Serbi

Biografia

 

Kamberi lindi në 1964 në një familje shqiptare në Tërnocin e Madh, e cila ishte asokohe pjesë e Jugosllavisë. Ai përfundoi shkollën fillore dhe gjimanzin në Tërnocin e Madh dhe Bujanoc, e më vonë përfundoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës në 1989.[4]

Prej 2000 deri në 2008, ai ishte korrespondent i të përditshmes në Kosovë, “Zëri”, teksa në 2011 ai ishte pjesë e një vizite studimore në Departamentin e SHBA-së përmes një programi ndërkombëtar të implementuar në Ambasadën e SHBA-së në Beograd. Ai është themelues i organizatës “Komiteti për të drejtat e njeriut”, e cila u themelua për monitorimin, provimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai mbajti postin e drejtuesit të “Komitetit për të drejtat e njeriut” deri në 2008.

Karriera politike

 

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, ai shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik.

Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisw së Bujanovcit.
Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

 

Shaip Kamberi në rrjetet Sociale