Rahim Salihi, i lindur më 19 nëntor 1989, është aktualisht i angazhuar si Këshilltar politik në Grupin parlamentar PSG – SDA Sanxhak – Partia për Veprim Demokratik. Njëkohësisht është edhe Këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit nga radhët e PVD.

Rahimi ka përfunduar studimet themelore në drejtimin e Shkencave Politike dhe aktualisht është duke ndjekur Masterin në Shkenca Politike në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoni.

Rahimi Salihi ka ushtruar funksionin e Këshilltarit të drejtoreshës në Shërbimin e Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka qenë Shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit për të vazhduar të drejtojë Departamentin për invenstime pranë komunës së Bujanocit deri në shtatorin e vitit 2020.

Nga viti 2020 e deri më tani, për disa mandate, ka punuar si këshilltar politik në Grupet parlamentare të cilët i përbënin deputetët shqiptar me deputetët e pakicave tjera.

Rahim Salihi ka qenë pjesë e gjeneratës së parë të Programit A-SMYLE të Departamentit të shtetit amerikan në vitin 2006, program ky që i dedikohej të rinjëve për t’u shkolluar për një periudhë të caktuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga viti 2022 ushtron funksionin e Sekretarit Organizativ të Partisë për Veprim Demokratik.