Blog

05 Kor
0

Ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Sot, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë!

Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten: kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Në këtë letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se:

Shqiptarët në Luginë vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’, dhe ka qasje të kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

Janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

Mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE.

Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Lexo më shumë
05 Kor
0

Që mendjen dhe zemrën e kemi të fokusuar në Bujanoc dhe për Bujanocin, tanimë e keni të qartë. Ne duhet të vazhdojmë bashkë.

Të punojmë, ta zhvillojmë komunën dhe të krijojmë perspektiva të reja për gjeneratat e reja.

Të përkushtuar më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Komunën tonë, më shumë Shkolla të reja dhe më shumë libra për nxënësit tanë.

Me 2 Qershor të votojmë të gjithë.

Të fitojmë bashkë. Të udhëheqim mirë.

Numri është 9!

Me mendje dhe zemër për Bujanocin.

Lexo më shumë
05 Kor
0

ECRI kërkon përgjegjësi Serbisë për “pasivizimin” e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), i publikuar në ciklin e gjashtë të monitorimit, përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik të Serbisë është minimal dhe urgjent duhet të adresohet.

Vetëm 30% e forcës policore dhe nivelet e ulëta të përfaqësimit me 13% në gjyqësor, 9% në prokurori dhe vetëm 2% në institucionet tjera publike si mospërputhje thelbësore. Problematika e “pasivizimit” të rezidencave gjithashtu ka ndikim të rëndësishëm në komunitetin shqiptar, duke privuar individët nga të drejtat e tyre themelore si votimi dhe identifikimi.

ECRI rekomandon masat konkrete për të adresuar këto sfida, duke përfshirë fushata rekrutimi dhe programe mentorimi për të rritur përfaqësimin dhe mundësitë e karrierës për shqiptarët. Për çështjen e “pasivizimit”, raporti propozon ndihmë ligjore për individët e prekur dhe kërkon transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet serbe.

Këto rekomandime synojnë të sigurojnë integrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe barazisë së mundësive.

Lexo më shumë
05 Kor
0

Me rastin e shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, pata nderin të jem pjesëmarrëse në këtë ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Me rastin e shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, pata nderin të jem pjesëmarrëse në këtë ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky shënim, që përkujton një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, pati një rëndësi të veçantë këtë vit. Ndër të pranishmit ishte edhe Lugina e Preshevës, duke nënvizuar kështu rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit kombëtar.

U përkujtua me përuljen më të madhe vepra e çdonjërit që i dhanë bazë themelimit të shtetit shqiptar. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, të gjithë së bashku u bashkuam për të nderuar dhe vlerësuar sakrificat dhe përkushtimin e rilindasve tanë, të atyre që patën vizionin sa të qartë aq edhe jetik për të ardhmen e shqiptarëve.

Lexo më shumë
05 Kor
0

Të nderuar banorë të Leranit dhe Golemidollit,

Nesër, në vendbanimin tuaj do të zhvillohet procesi i rivotimit për Zgjedhjet Lokale 2024.

Kontributi juaj demokratik nesër do jetë i rëndësishëm.

Me ju në këtë vendvotim ne së bashku do të vulosim fitoren tonë!

Mundësitë janë që edhe ta thellojmë fitoren e 2 qershorit.

Nesër nga ora 07:00 deri 20:00 vendvotimi do jetë i hapur për secilin prej jush, aty ku vota juaj bën diferencën.

Me Mendje dhe Zemër, për Leranin dhe Golemidollin!

Nesër, me 13 qershor rretho numrin

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK- ARDITA SINANI

Lexo më shumë
05 Kor
0

Sonte pata kënaqësinë të jem pjesë e publikut në shfaqjen teatrore “Qeni i Baskërvilëve” në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Sonte pata kënaqësinë të jem pjesë e publikut në shfaqjen teatrore “Qeni i Baskërvilëve” në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Nën regjinë e jashtëzakonshme të Kastriot Saqipi dhe Jon Saqipi, dhe me interpretimet brilante të aktorëve Djellza Dema, Blerina Veseli dhe Bleron Hevziu, kjo shfaqje solli magjinë e teatrit në skenë.

Kultura jonë është e pasur dhe këto talente të reja janë një dëshmi e gjallë e asaj se sa shumë mund të arrijmë kur mbështesim artin dhe artistët tanë.

Me mendje te kultura dhe me zemër për të inkurajuar aktorët e rinj, ju ftoj të gjithëve të mbështesim dhe të ndjekim më shumë shfaqje të tilla.

Lexo më shumë
05 Kor
0

Me MENDJE dhe ZEMËR për Preshevën

Sot bashkë me kandidatët për këshilltarë nga lista jonë për njësitë nga 1 deri 9 në qytetin e Preshevës, e bashkveprimtarë pamë nga afër pikat kryesore në qytet, e ku pas 2 qershorit me qeverisjen tonë me MENDJE dhe ZEMËR do të fillojmë me projekte konkrete.

Duke filluar nga rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër. Projekt ky i filluar në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime e i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministri i mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës.

Projekti ideor për rigjallërimin e Çarshisë së Vjetër është punuar dhe përpiluar nga ekspertë të fushës së urbanizmit dhe arkitekturës e është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. Ka mbetur vetëm implementimi.

E kjo mund të arrihet vetëm me njerëz që bashkëpunimin e bashkërendimin me Republikën e Kosovës e kanë primare.

Rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër do të jetë i rëndësishëm për historinë e djeshme e për kulturën e sotme.

Ndërtimi i një parku rekreativ tek ish Tregu i gjelbërt është pika tjetër e rëndësishme që do të bëhet me qeverisjen tonë.

Hapësirë rekreative, e shoqëruar me parking nëntokësor, si nevojë e domosdoshme për qytetin.

Ndërtimi i Hallës Sportive të Preshevës, poashtu i mbështetur nga bashkëvendasi ynë, Ministri Liburn Aliu, ishte projekti tjetër i rëndësishëm i paraparë në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime. Do të vazhdohet intenzivisht deri në realizimin përfundimtar.

Është e papranueshme që Komuna e Preshevës të mos ketë Hallë të Sportit.

Poashtu intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në pjesë të ndryshme të qytetit është nevojë e domosdoshme për qytetarët tanë.

Të gjitha këto ia ekspozuam sot qytetarëve që i takuam.

E të gjitha këto mund të bëhen vetëm atëherë kur Komuna e Preshevës të qeveriset me MENDJE dhe ZEMËR.

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI

Lexo më shumë
02 Kor
0

Gjatë vizitës lobuese në Berlin, sot, patëm takim me drejtorin e Divizionit të MPJ për Ballkanin perëndimorë, Niels von Redecker.

Në takimin e radhës biseduam me deputetin e Bundestagut Boris Mijatoviq, ndërsa në takimin e tretë, në Komisionin për të drejtat e njeriut të Bundestagut, biseduam me Renata Alt.

Në tre takimet biseduam për diskriminimin sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve të luginës dhe nevojën e një fokusimi dhe prezence më të madhe gjermane dhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës.

Gjatë ditës së djeshme takuam analistin politik nga Këshilli për politikë dhe demokratizim, Bodo Weber sikurse edhe Julia von Dobeneck nga Robert Boch Shtiftung.

Gjatë ditës së djeshme u pritëm edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Faruk Ajeti.

Në ditën e tretë do të takojmë deputetët Thomas Hacker dhe Knut Abraham.

Pjesë e delegacionit ishte Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar, Flora Ferati, eksperte e rajonit dhe Drita Zymberi, aktiviste e Luginës në diasporë.

Edhe kjo vizitë është realizuar në kuadër të platformës tonë lobuese për Luginën e Preshevës që po mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë
02 Mar
0

Kuvendi i forumit rinor zgjodhi Besa Asllanin nga fshati Zhunicë për kryetare

Bashkëveprimi i vrullit rinor dhe përvojës së disa brezave, garancë për fitoren e PVD-së.

Besa Asllani zgjedhet kryetare e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik – dega në Preshevë.

Pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve të brendshme nëpër nëndegë, degë dhe organe qendrore të PVD-së, sonte ishe rradha e kuvendit të forumit rinor të degës së PVD në Preshevë.

Kuvendi i forumit rinor zgjodhi Besa Asllanin nga fshati Zhunicë për kryetare, Edin Kamberi dhe Endrit Hajrullahu për nënkryetarë, Myrvete Hyseni për sekretare, si dhe kryesinë e re prej 15 anëtarëve!

Lexo më shumë
02 Mar
0

VIDEO/Kamberi kërkon integrimin e shqiptarëve nga niveli lokal drejt atij qëndror

Deputeti popullor Shaip Kamberi, gjatë ditës ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar mbi pjesëmarrjen e Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” në Qeverinë e ardhshme në Beograd.

Edhe ketë takim, Kamberi e ka shfrytëzuar me paraqitjen e kërkesave ndaj presidentit serb Vuçiq, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Pas takimit, Kamberi ka dhënë një prononcim për media, ku ndër të tjera ka thënë: Që shqiptarët janë për integrimin, por integrimin që nënkupton nga niveli lokal drejt atij qëndror”.

Më poshtë e gjeni të plotë prononcimin e deputetit Kamberi, pas takimit me presidentin serb:

Lexo më shumë
567