Blog

18 Gus
0

Mustafi : Mirëmëngjes, në vend të “добројутро шефе”

Reagimi i zyrtarëve shtetëror të Serbisë pas protestës së Identitet dhe Dinjitet është reagimi i një sistemi aparteidit

Државни секретар, Драган Стевановић- Боцки tha: “keni në kë të merrni shembull e nga kush të mësoni – në Presidentin Vuçiq dhe në Serbinë tuaj, keni bashkëbisedues e partner”.

Drejtori i Shërbimit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ненад Митровић tha se “ky tubim është një përpjekje tjetër për të destabilizuar rajonin e drejtuar nga regjimi i Prishtinës, nën patronatin e drejtpërdrejtë të Albin Kurtit”.

(gjuha e njëjt me Српска листа në Kosovë)

Si kurrë më parë, kanë bërë më se të qartë se ekzistojnë dy narracione: ai i shtypjes e diskriminimit nga Beogradi dhe ai i mosnënshtrimit e mosdorëzimit nga Lugina.

Në protestë morën pjesë edhe vet kryetari komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetari Kuvendit, Driton Rexhepi të zgjedhur me votën e СНС, të kontrolluar nga Боцки dhe Митровић.

Arbër/Driton, nga kjo, në këtë moment, juve iu takon të mos lejoni nëpërkëmbjen e defaktorizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve për të drejtat fundamentale në Luginë.

Se nuk mund të ketë përparim pa drejtësi dhe nuk mund të ketë drejtësi pa respektim të drejtave të njeriut.

P. S. Arbër/Driton a e fiqirut me u bo burra, e me i qu “atje ku nuk duhet”.

Lexo më shumë
18 Gus
0

Salihi : Le ti tregoje dikush kryetarit të komunës së Bujanocit se sot ju ka arrestu një qytetarë i komunës së tij.

Le ti kallxoje dikush kryetarit të komunës së Bujanocit se sot ju ka arrestu një qytetarë i komunës së tij.

Për një koment në facebook.

E di që nuk mundet ta lirojë. Së paku le të reagoj.

Pumpat e ujit janë punë e Komunalisë.

Përfaqësimi e mbrojtja politike janë punë e tij.

Heshtja s’ka kuptim!

Për identitet e dinjitet.

Protesto.

Të hënën në ora 11. N’shesh!

Lexo më shumë
18 Gus
0

Rahim Salihi : Të gjithë projektet e planifikuara për këtë vit janë ndaluar me vendim të Këshillit komunal të Bujanocit

Arsyeja, nuk ka pare në buxhet.

Punëtorët e administratës, edhe pse po hyjmë në gjysmën e muajit Gusht, vazhdojnë të mbesin pa rroga.

Arsyeja e njejtë. S’ka pare në buxhet.

E kryetari kishte rinovuar zyrën.

Për projekte nuk ka pare. S’ka pare as për rroga të punëtorëve.

E për zyrën, po. Për luksin, po.

Nëse është rinovuar zyra me pare, le ta bëjnë publike sa ka kushtuar. Nëse jo, kush e financoi rinovimin.

Tash, pasi keni përfunduar rinovimet e zyreve, filloni të punoni.

Siguroni rrogat, vazhdoni e përfundoni projektet e planifikuara.

Nuk jeni më në opozitë – keni marr përgjegjësi.

Lexo më shumë
18 Gus
0

Ragmi Mustafi : Në lidhje me deklaratat e fundit të Arbër Pajaziti, dua të theksoj disa aspekte që nuk mund të kalojnë pa u vërejtur.

Arbër Pajaziti ka ardhur në pushtet përmes thashethemeve, shpifjeve dhe manipulimeve!

Ka denigruar në kor e përbaltos çdo personalitet që nuk ka qenë me të, ka përbuz institucione për të shkatërruar çdo gram besimi që kishte mbetur në politikë. E madje ke tradhtuar secilin, me të cilin ke bashkëudhtuar në politikë.

Qëllimi ishte vetëm karriga, ardhja në pozitë të kryetarit të komunës. I gatshëm të bëje koalicion edhe me dreqin e mallkuar, pavarësisht interesave të ngushta personale dhe klanore që të janë bashkuar e në kundërshtim me aspiratat popullore.

Në vend që të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, ti zgjedh të bëje paralajmërime apokaliptike dhe të sulmosh ata që të kritikojnë. Praktikë e njohur për ata që kanë frikë nga përgjegjësia. Paske mësuar mirë e shpejt nga председник Вучић qysh rekomandonte Боцки

Do të demaskohen një për një pohimet tua të rrejshme.

Se sa transparenc, mjafton të rikthesh faqen facebook-ut (memory) të shohësh se si thurje sharje për “manipulimet dhe korrupsionin” Driton Rexhepit, për “arrogancën e injorancën” e Basri Veselit, për “dinakërinë” e Stojança Arsiqit, për “pushkomatrelezat” e Sasha Arsiqit, për “rrezikun, armikun e paaftësinë” e Nenad Mitroviqit

Bravo! Zyrën e rinovove. Nisja e puno naj send. Bërlloku deri në fyt, flaka e zjarreve deri në qiell a ujë nuk ka. Veq ta dish!

Lexo më shumë
18 Gus
0

RTV Dukagjini : Debat Plus me Ermal Pandurin – SHAIP KAMBERI

Lexo më shumë
18 Gus
0

OXYGEN – Shaip Kamberi 20.02.2021

Lexo më shumë
18 Gus
0

RTV Dukagjini : Shaip Kamberi për zgjedhjet në Serbi: Vuçiq mban zgjedhje sa herë të ketë nevojë ai

Lexo më shumë
18 Gus
0

Kojshia Show : Shaip Kamberi & Nëna Deshmorit

Lexo më shumë
18 Gus
0

Balkan Talks : Pse po kërcënohet Shaip Kamberi?

Lexo më shumë
3456