Blog

23 Nën
0

Përmes marionetës Zhigmanov, ministrit kroat të Vuçiqit dhe “kalit të trojës” nga Lugina e Preshevës (Alternativës për Ndryshim) Serbia ka nisë proces për pengimin e realizimit të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.

Një masë e re diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, po përgatitet nga marioneta kroate e Aleksandër Vuçiqit, ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Tomislav Zhigmanov.

Ai ka kërkuar nga Këshilli kombëtarë të anulojë konkursin e shpallur për subvencionet në bujqësi, mjete këto të destinuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kaudër të përkrahjes institucionale që Republika e Kosovës po ofron për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Zhigmanov ka kërcënuar se ai dhe ministria e tij do të anulojnë konkusin e KNSH nëse ky i fundit, nuk e anulon vet.

Shumë qartë që me këtë kërcënim të ri që Beogradi zyrtar po e jep në adresë të të gjithë shqiptarëve, po tenton të pengojë ndikimin e Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës, të vrasë çfarëdo shprese për një perspektivë më të mirë të shqiptarëve dhe të pamundësojë rimëkëmbjen e bujkut, blegtorit, zanatlisë, mediave, sektorit civil dhe secilës sferë tjetër këtu që mund të ndihmohet nga buxheti i RKS në Luginë.

Por, sikurse edhe të pakicat e tjera, ashtu edhe në këtë rast, Beogradi ka gjetur një mashë shqiptare, në fytyrën e një subjekti politik, Alternativës për ndryshim, që ta nisë këtë fazë të re të diskriminimit.

Në fakt, Alternativa për Ndryshim i është drejtuar Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogut shoqëror, nga e cila ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj KKSH-së i cili po e realizon e Fondin të Qeverisë së Republikës së Kosovës dedikuar shqiptarëve të Luginës. Mjerisht, edhe sot, Beogradi po gjenë argatët e vet përmes të cilëve bënë diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Kjo letër inicuese e një subjekti politik shqiptar, që kërkon ndihmë prej Beogradit për të penguar ndikimin e Kosovës në Luginë të Preshevës, po shtrohet si pengesë serioze për realizimin, jo vetëm të subvencioneve në bujqësi, por në tërësi të Fondit që Kosova e ndanë për Luginën e Preshevës.

Alternativa për Ndryshim, ndër vite po dëshmon një politikë klienteliste e nënshtruese ndaj Beogradit, por të kërkosh ndihmë nga Beogradi për të penguar ndihmat që Kosova sjell në Luginë, kjo e çon në një shkallë tjetër këtë klientelizëm.

Shkresat e tyre kundër mbajtjes së protestave, kundër politikës rezistuese ndaj Beogradit dhe tash edhe kundër 1200 bujqëve të cilët po presin subvencionimin e veprimtarive të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë dëshmi e qartë e politikës antishqiptare që po gjeneron ky subjekt.

Ky është një rast tjetër që dëshmon domosdoshmërinë e vendosjes së reciprocitetit në të drejta mes shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe serbëve në Kosovë. Çfarëdo zgjidhje tjetër çelë konflikte të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet të përdorë këtë rast të diskriminimit flagrant në takimet e radhës në Bruksel, ndërsa Shqipria zyrtare ta adresojë nëpër forumet ndërkombëtare.

Në këtë betejë me Serbinë, shqiptarët e Luginës presin ndihmën e pozitës e opozitës në Prishtinë dhe pozitës e opozitës në Tiranë.

Ndërkombëtarët nuk duhet ta heshtin këtë akt jonjerëzorë.

Serbia nuk investon në asnjë sektor zhvilimor në Luginë të Preshevës, ajo njëkohësisht pengon çfarëdo iniciative për përmirësimin e gjendjes që vjen si rezultat i bashkpunimit tonë me shtetin amë.

Serbia i do shqiptarët në mëshirë të fatit të tyre, duke u pamundësuar çfarëdo iniciative për përmirësimin e gjendjes së rëndë.

Racizëm i pastër.

Edhe kjo masë e re, sikurse, pasivizimi, mosintegrimi, mosnjohja e diplomave janë në funksion të politikës së shpopullimit të Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Sikurse zakonisht, Serbia, edhe në këtë rast përdorë kalin e trojës nga radhët e tona. APN e ka marrë flamurin me i pri iniciativës për pengimin e realizimit të Fondit të RKS në Luginë.

Sot, kur seriozisht po rrezikohet realizimi i Fondit të RKS, secili anëtarë dhe simpatizant dinjitoz i APN, secili bujk, secili blegtorë, secila OJQ, media dhe gjithë segmentet tjera të shoqërisë tonë duhet të shohin qartë se ku na çon politika nënshtruese ndaj Beogradit të Vuçiqit.

Çfarëdo klientelizmi, “bashkëpunimi”, pragmatizmi për Beogradin ka vetëm një emërues – nënshtrimin e shqiptarëve.

A. Vuçiqi i do shqiptarët e nënshtruar dhe të kontrolluar.

Prandaj rezistenca jonë aktive nuk ka alternativë

/shaipkamberi

Lexo më shumë
23 Nën
0

Buxheti i propozuar për vitin 2025 vazhdon me diskriminimin e pakicave në Serbi

Qeveria e Serbisë, ka proceduar në paralment Ligjin për Buxhetin e vitit 2025.

Të hënën me 25 Nëntor fillon seanca në të cilën, një ndër pikat është edhe aprovimi i buxhetit për vitin tjetër.

Për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje.

Nëse merren parasysh parametrat e inflacionit të këtij viti dhe atij të parashikuar për vitin tjetër, ku vlersohet se inflacioni për vitin tjetër do të jetë mbi 3%, vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ulje të ndjeshme.

Për vitin 2024, buxheti i Trupit koordinues ishte parashikuar në vlerën prej 374 milion dinarë, ndërkaq, për vitin 2025 janë të ndara 375 milion dinarë.

Në vitin 2024, nga shuma e përgjithshme e buxhetit të Trupit koordinues, 255 milion dinarë ishin të parapara për projekte zhvilimore në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa për vitin 2025 janë të parapara 253 milion dinarë.

Janë dy milon dinarë më pak se në vitin 2024.

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2024 kam propozuar rritjen e buxhetit të Trupit koordinues, për 120 milion dinarë dhe atë 100 milion për projekte infrastrukturore, ndërsa, 20 milion shtesë për subvencionim të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Të dy propozimet e paraqitura janë refuzuar edhe nga qeveria edhe nga parlamenti.

Në procedurën për aprovimin e buxhetit të ri për 2025 kam propozuar ngritjen për 200 milon dinarë të pozicionit për investime kapitale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Por, diskriminimi i vërejtur edhe në buxhetin e ri sa i përket pakicave nacionale dhe nevojave të tyre, afirmimit të të drejtave të tyre, pabarazisë, është evidente edhe në propozimin e buxhetit për vitin 2025.

Janë 375 milion dinarë të parapara për Trupin koordinues.

Janë 576 milion dinarë të parapara për Ministrinë e të drejtave të njeriut dhe pakicave, dmth për nevojat e 22 pakicave nacionale ose 20% të popullatës së përgjithshme në Serbi

dhe

Janë mbi 17 miliardë dinarë për Zyrën e Kosovës dhe nevojat e serbëve në Kosovë.

Disproporcion flagrant 1 (një miliardë dinarë) për 22 pakica nacionale në Serbi, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullatës së Serbisë dhe mbi 17 miliardë dinarë për nevojat e serbëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij buxheti prej 17 miliardësh, 2.5 miliardë janë të destinuara për përmirësimin e kushteve të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë.

Mbi 1 (Një) miliardë për „ndërtimin dhe rekonstruimin e objekteve banuese“.

Mbi 533 milion dinarë për „kategorinë sociale që janë në procesin e rikthimit“ në Kosovë.

17 miliardë dinarë që përafërsiht janë 150 milion euro për nevojat e pakicës Serbë në Kosovë, ndërkohë që të njëjtës Serbi i pengojnë 1 milion euro që Republika e Kosovës ndanë për stimulimin e bujqësisë në Luginë të Preshevës. Për këtë ka inicuar procedurë për shpallje të pavlefshme të konkursit për subvencionim.

Kjo është Serbia dhe rrugëtimi i sajë evropian. Kjo është qasja e sajë diskriminuese karshi pakicave nacionale.

Detajet rreth amandamentit të propozuar do ti publikoj në ditët në vijim.

Lexo më shumë
21 Nën
0

Shaip Kamberi në Shkup – flet në DailyClicks

#ShaipKamberi në #Shkup, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë flet në #DailyClick për pro #news

Lexo më shumë
15 Nën
0

RagmiMustafi : Nga 5 të punësuar – 4 serb, 1 shqiptar, 0 rom

5 të punësuar – në Bibliotekën e Qytetit “14 Nëntori” Bujanoc.

  • 4 serb, 1 shqiptar dhe 0 rom
  • A Kadrin e përjashtuat nga puna
  • Pushtet multietnik e jo mahi. Pushtet i thellimit të pabarazisë.

P. S. Pak me dit, ia boni ni telefon Vullnetit, e djemve e vajzave si ai, iu kallxojnë qysh ideohet, projektohet dhe implementohet ndryshimi e jo nënshtrimi.

P. S. S. Mashtrues të shitur.

Lexo më shumë
15 Nën
0

[100ditëshi] Është koha të filloni të punoni.

100 ditëshi i parë jashtëzakonisht i dobët. Pa vizion për Bujanocin e pa perspektivë për qytetarin e zakonshëm.

Bujanoci i izoluar nga Shqipëria e Kosova, i kapur e i mashtruar nga partia shtet. Asnjë ndihmë nga Qeveria!

Akumulimi i funksioneve e nepotizmi i treguar për 100 ditët e para nuk ka ndodhur në 23 vitet e qeverisjes së shqiptarëve me Bujanocin.

Në fushatë takonit të rinjët në Gjermani dhe premtonit perspektivë për ta. Në pushtet, nuk po vijnë në rend as të rinjët që jetojnë këtu e që punuan e u angazhuan që t’ju sjellin këtu ku jeni.

Tani kur kaluan 100 ditët e para të qeverisjes tuaj të dobët, është koha të merrni përgjegjësi.

Të zgjidhni sekretarin e kuvendit në radhë të parë. Sepse jeni qeverisja e vetme në rajon që për 100 ditë nuk po arrin të gjejë kuadro për të punuar e përmbushur premtimet e dhëna.

Të emroni për kryeshefa kuadrot e ndryshimit, ndryshim ky që aq shumë e promovuat e që tani, krejt vonë, po e kuptojmë se nuk i keni.

Tani kur kaluan 100 ditët e para të qeverisjes tuaj të dobët dhe kur rinovuat të gjitha zyret e funksionarëve lokal, është koha që t’ia jepni rrogat praktikantëve.

Rroga mujore e një praktikanti është sa një karrigë e juaja e re. Për karrigat patët mjete, për rrogat e praktikantëve jo.

Kultura qeverisëse kërkon transparencë e kultura udhëheqëse kërkon llogaridhënie.

100 ditëshi i parë i qeverisjes, përveç që mund të quhet “muaji i mjaltit” për qeverisjet e reja, është edhe kohë e mjaftueshme për të parë orientimin se ka po shkon e çfarë do të bëjë një qeverisje e re.

Orientimi po shihet. Me Bujanocin më së paku qeverisni ju.

Nisur nga kjo, qytetarët me të drejtë presin të dijnë:

– Cila është marrëveshja politike në bazë të cilës po udhëhiqni me Bujanocin. Pse nuk është publike edhe sot?

– Cilat janë risit të cilat si pushtet i ri i keni sjellur Bujanocit?

– Sa veta janë punësuar në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tuaj dhe kush janë ata? Cila është përbërja etnike e të punësuarëve të rinjë?

– Sa prej funksionarëve të ndryshimit kanë akumuluar funksionet dhe pse gjithë kjo heshtje për nepotizmin e familjarizmin që po ndodhë para syve tonë?

– Cilat janë përfitimet që Bujanoci si komunë ka siguruar me përfshirjen e partisë shtet në pushtet?

– Sa takime keni pasur me përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë? Pse asnjë?

Nëse qeverisja e juaj do të jetë si kjo e 100 ditëshit të parë, uroj që mos të pres 100 ditëshin e dytë.

Bujanoci meriton më mirë!

/Rahim Salihi

Lexo më shumë
15 Nën
0

Kënaqësi të takoja sot në Tiranë, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Linja e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës paraqet domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të komunave tona ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave tona kolektive.

Kënaqësi të takoja sot në Tiranë, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , znj. Elisa Spiropali, me të cilën bashkëbiseduam për çështjet e lartëpërmendura.

Përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane është mundësi për përparimin e shqiptarëve gjithëandej.

Lexo më shumë
15 Nën
0

Takim me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë

Me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë , z. Igli Hasani, biseduam për rëndësinë e rrespektimit të drejtave që i takojnë komunitetit shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe për rëndësinë që ka rruga evropiane e rajonit.

Përgëzova ministrin Hasani për arritjet e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin evropian.

Rruga drejtë BE-së e vendeve të rajonit paraqet mundësi që edhe pakicat të arrijnë realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

Lexo më shumë
23 Sht
0

Për identitet dhe dinjitet, shqiptarët marshuan bashkë në Preshevë.

Marshuan për të kërkuar të drejta, liri e barazi.Dhe përderisa barazia vonon, diskrimini vazhdon e shteti heshtë, shqiptarët e Luginës do të vazhdojnë të ngrisin zërin e tyre.

Dje ishte Bujanoci. Sot Presheva. Shqiptarët janë bashkë e Lugina është një.

Lexo më shumë
04 Sht
0

Se Zoti vet e tha me gojë…

Se Zoti vet e tha me gojë… qe kombet shuhen per mbi dhe por shqiptaria do te rroj, per te per te luftojm ne!

Lexo më shumë
26 Gus
0

Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Preshevës

Ardita Sinani : Fjalimi im në Kuvendin Komunal me rastin e zgjedhjes sime në pozitën e Kryetares së Komunës së Preshevës

Lexo më shumë
2346