Blog

29 Gus
0

300 zjarrfikës të rinj – asnjë shqiptar!

Më 1 tetor të vitit të kaluar, kryetari i Bujanocit kishte vizituar stacionin e zjarrfikësve në Bujanoc, nga ku kishte premtuar angazhimin e tij për të siguruar më shumë zjarrfikës në të ardhmen.

Në dhjetor të vitit 2024, Ministria e Brendshme kishte shpallur konkurs për punësimin e zjarrfikësve të rinj.

Dje u publikua lista: u punësuan 300!

300 zjarrfikës të rinj – asnjë shqiptar!

Në Bujanoc janë punësuar 0 zjarrfikës të rinj. Në Preshevë, 2 – asnjëri shqiptar!

Kjo është vazhdimësi e diskriminimit sistematik që po u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Madje, kjo është edhe një dëshmi se, sado që kryetari i Bujanocit po promovon bashkëpunimin e tij me qeverinë, sado që po hesht përballë padrejtësive, sado që po tenton të tregojë kujdes në raport me organet shtetërore, ai dhe koalicioni i tij multietnik në Bujanoc po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me faktin se janë plotësisht të parëndësishëm.

Në fillim të kësaj jave, u punësuan 4 punëtorë në Administratën Tatimore në Bujanoc:

– 3 me shkollë të mesme

– 1 me fakultet

Asnjë shqiptar.

Dje u punësuan 300 zjarrfikës në të gjithë shtetin. Në Bujanoc – asnjë. Shqiptarë, në përgjithësi – zero!

Prandaj vazhdoj ta shtroj pyetjen:

A është integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore i përfshirë në Marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc, apo jo!?

Nëse po – marrëveshja nuk po respektohet. Nëse jo – keni gënjyer!

Lexo më shumë
29 Gus
0

Lugina e Preshevës, temë në Konferencën e 8-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Bashkë me Arditen, kryetaren e Komunës së Preshevës, dhe Enkelin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, referuam para ambasadorëve të Republikës së Kosovës për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kosova dhe ambasadat e saj nëpër botë do të vazhdojnë të mbeten dyer të hapura për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa ne do të vazhdojmë me sensibilizimin e çështjes së Luginës nëpër qendrat perëndimore.

Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Jashtme dhe të gjithë ambasadorët e Republikës që shprehën interesimin për t’u njohur nga afër me të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

Lexo më shumë
29 Gus
0

Shaip Kamberi : Urime 35 vjetori i PVD-së

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe miq të Partisë për Veprim Demokratik,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,

Sot është një përvjetor i veçantë, 35 vjetori i themelimit të Partisë për Veprim Demokratik, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ky jubile nuk është thjesht një datë në kalendar, është dëshmi e një rruge të gjatë, të vështirë, të lodhshme, me shumë sakrifica, por edhe një rrugë e lavdishme.

PVD lindi në një kohë të errët për shqiptarët në ish-Jugosllavi. U themelua si përgjigje ndaj shtypjes, diskriminimit dhe mohimit të të drejtave kombëtare.

Që nga dita e parë, PVD u bë zë i fuqishëm i shqiptarëve, duke mbrojtur të drejtat tona themelore: të drejtën për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

Në këto 35 vjet, PVD ka kaluar nëpër sprova të shumta. U përball me diktaturën e Millosheviqit, me qeveritë diskriminuese të Serbisë dhe me regjimin autoritar të sotëm.

Por pavarësisht çdo presioni e padrejtësie, PVD nuk u tërhoq, nuk u dorëzua. Ajo qëndroi e fortë, sepse qëndresa e saj buronte nga vullneti i popullit tonë.

PVD ka lënë gjurmë në të gjitha nivelet e jetës politike dhe shoqërore: në qeverisjen lokale, në Këshillin Kombëtar, në përfaqësimin parlamentar.

Ajo ka qenë dhe mbetet bartëse e luftës politike e demokratike për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Por sot, në këtë 35 vjetor, nuk mund të mos flasim hapur edhe për sfidat e reja me të cilat përballemi. Autoritarizmi diskriminues në Serbi vazhdon të mohojë të drejtat tona.

Fragmentimi i skenës politike shqiptare ka sjellë defaktorizim dhe dobësim të zërit tonë të përbashkët. Ndërkohë, emigrimi i madh i të rinjve po e zbrazë Luginën dhe po e dëmton trungun tonë shoqëror e politik.

PVD, edhe në këto rrethana, duke ushtruar tre nga katër funksionet më të rëndëshishme në Luginë, mbetet shtëpia politike e shqiptarëve që besojnë në demokraci, në unitet dhe në të ardhmen e Luginës.

Ne jemi të vendosur të ringritim fuqinë tonë politike, të mbrojmë çdo të drejtë të mohuar dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë. Avancimi i raporteve me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, krahas luftës për të drejta, liri e barazi mbetet ndër prioritetet tona edhe në këtë periudhë.

Të dashur qytetarë,

35 vjet janë një histori e madhe, por edhe një fillim i ri. Sot kemi nevojë për më shumë unitet, për më shumë vizion dhe për më shumë besim tek e ardhmja jonë e përbashkët. PVD do të vazhdojë të jetë në ballë të kësaj rruge, duke punuar me përkushtim për të drejtat tona, për barazinë tonë dhe për dinjitetin tonë kombëtar.

Uroj për këtë jubile të madh për të gjithë ne!

Lexo më shumë
29 Gus
0

Për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, propagojnë “angazhim për zhvillim ekonomik” të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Ndërkohë, Bujanoci, Presheva e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në nivel të republikës.

Lugina Presheëvës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Zhvillimit të sajë i nevojiten investitorë, investime konkrete, përkrahje finansiare dhe lehtësime plotësuese për investitorët.

Me qëllim të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja, kam iniciaur sot, te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Propozimi është që Fondi të ketë lerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim.

Shfrytëzuesit e Fondit do të ishin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, bizneset e vogla e të mesme e këtyre komunave.

Fondi i veçantë për të stimuluar zhvillimin ekonomik, ka për qëllim:

1. Financimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishëm për biznesin lokal dhe jetën e qytetarëve;

2. Mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës nëpërmjet subvencioneve dhe trajnimeve;

3. Stimulimin e investitorëve të huaj dhe vendor nëpërmjet lehtësimeve tatimore dhe përkrahjes infrastrukturore;

4. Zhvillimin e kapaciteteve arsimore dhe profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.

5. Krijimin e një linje të veçant për subvencionimin e bujqësisë.

6. Krijimin e lehtësirave të veçanta për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, organizatat e shoqërisë civilie, medias, klubeve sportive, përgjatë aplikimit të tyre në konkurset e të gjitha ministrive.

Lexo më shumë
29 Gus
0

Raporto pasivizimin te faqja e KDNJ: pasivizimi.com

Pasivizimi që, viteve të fundit, po ushtrohet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e autoriteteve shtetërore të Serbisë, paraqet metodën e sofistikuar të spastrimit të heshtur etnik.

Edhe pse që nga përfundimi i konfliktit të armatosur, përfaqësuesit politik shqiptar, me ndërmjetësimin edhe të ambasadave mike që veprojnë në Beograd, kanë nënshkruar disa marrëveshje me qeverinë në Beograd, mungesa e vullnetit politik në kryeqendrën e Serbisë ka bërë që këtomarrëveshje të mos respektohen.

Krijimi i kushteve të barabarta të jetës, nëpërmjet inkuadrimit të drejtë e proporcional në institucionet publike e shtetëroreishin qëndrimet bazë të tri marrëveshjeve të nënshkruara.

Qeveritë në Beograd, në vazhdimësi dëshmuan se edhe marrëveshjet e nënshkruara, e programet e aprovuara nga vet ajo, i shkelin dhe nuk i respektojnë.

Përkundër kësaj, në vend të ndërmarrjes së masave afirmative për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve, Ministria e punëve të brendshme e Serbisë, duke i keqpërdorur në mënyrë drastrike dispozitat e Ligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin ka nisur procesin e pasivizimit të adresave për mijëra shqiptarë, metodë kjo administrative e spastrimit etnik apo shpopullimit të Luginës së Preshevës.

Ky proces, jo vetëm nga përfaqësuesi politik e institucional të shqiptarëve, por edhe nga shoqëria civile në serbi, vëzhgues të jashtë e institucione ndërkombëtare është cilësuar si shkelje e të drejtave elementare të njeriut, meqë është duke u zbatuar në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Prapavija e gjithë këtij marifeti është tentativa që përmes pasivizimit të adresave në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve, të krijohet një pasqyrë e rrejshme të strukturës demografike, e cila nuk përkon as për së afërmi me gjendjen faktike në terren. Pasivizimi i adresave, ndikon në humbjen e shmë të drejtave civile, sikurse edhe në humbjen e të drejtës së votës.

Përmes këtij procesi diskriminues e jashtëzakonisht të dëmshëm, përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin lokal në Medvegjë është minimizuar ekstremisht, prj tetë asemblistë në Kuvendin komunal sa ishin në vitin 2018, tanimë përfaqësohen vetëm me dy.

Pra, shihet qartë se pasivizimi i adresave është mekanizmi nëpërmjet të cilit Beogradi po kryen shpopullimin e këtyre komunave nga shqiptarët. Kjo është një krim.

Për ta eliminuar këtë proces dhe pasojat e tij të dëmshme, për çdo ditë me angazhimit tonë të përditshëm duhet të senzibilizojmë e opinionit kombëtar e ndërkombëtar. Për të qenë i sukseshëm angazhimi jonë për ndërkomëtarizimin e kësaj problematike duhet edhe bashkëpunimi i secilit qytetarë të prekur nga procesi i pasivizimit të adresave.

Prandaj, për njoftim të rasteve apo edhe këshilla juridike, ata duhet të paraqiten në platformën e hapur enkas për pasivizimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë www.pasivizimi.com

Krimi që po kryhet duhet dëshmuar. Dëshmia më e fortë është deklarata e njerëzve të prekur nga ky proces.

Lexo më shumë
13 Mar
0

Kush punësoi 4 edukatore në çerdhe dhe pse nga 4 të punësuara vetëm 1 është shqiptare?

Çerdhja e qytetit “Gëzimi Ynë” finansohet me buxhet të Komunës së Bujanocit. Vetëm për këtë vit, për funksionimin e çerdhës, Komuna e Bujanocit ka ndarë pak më shumë se 1.6 milion euro ose 13.46% të buxhetit të përgjithshëm të Komunës.

Ka kohë që komuniteti shqiptarë në Bujanoc kërkon shtimin e paraleleve në gjuhën shqipe për grupmoshat e ndryshme në çerdhen e qytetit! Kjo është nevojë e prindërve dhe fëmijëve shqiptar të komunës tonë.

I njejti institucion, gjatë gjithë kohës prolongon hapjen e paraleleve shtesë. Një herë me arsyetimin se i mungojnë hapsirat e nevojshme. Më pastaj përshkak të mungesës së punonjësve shqiptar e së fundmi me arsyetimin se po i presin lejet nga inspekcionet përkatëse.

Dhe përderisa prindërit shqiptarë regjistrojnë fëmijët e tyre “në listen e pritjes” dhe presin me muaj regjistrimin e tyre në çerdhe, ky institucion, largë syve të opinionit, duke mbajtur fshehtë konkurset, punëson punëtor të rinjë me vendime të përhershme të punës.

Dy ditë më parë, në çerdhen “Gëzimi Ynë” u punësuan 4 edukatore të reja. Vetëm njëra prej tyre shqiptare!

Konkursi ishte shpallur me 5 shkurt. I njejti ishte publikuar vetëm në një portal me emrin “Poslovi” me numër rendor 1130.

Pra vendi i vetëm ku ishte publikuar konkursi për vende të reja të punës ishte portali “Poslovi”, por jo edhe Faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit e cila edhe finanson çerdhen nuk kishte njoftuar opinionin për mundësinë e punësimit me vendim të përhershëm në këtë institucion!

Në Konkursin e shpallur ishin paraqitur 8 kandidate. Prej tyre ishin dy kandidate shqiptare! E nga to është punësuar vetëm njëra! Pse?

Logjikshëm, institucioni që finansohet nga komuna, do duhej të koordinoj veprimet e veta me të parin e komunës i cili edhe ekzekuton buxhetin.

A ka qenë kryetari i komunës i njoftuar me konkursin e hapur në çerdhen “Gëzimi Ynë”?

Nëse po, pse ky Konkurs është mbajtur i fshehur dhe si ka lejuar që nga 4 vende të punës, të punësohet vetëm një edukatore shqiptare?

Nëse jo, pse po rrin edhe më tej kryetar i komunës në të cilën nuk e pyet askush për asgjë!?

Lexo më shumë
13 Mar
0

Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës.

Me të janë vendosur themelet e para të Kosovës shtet dhe pas sajë ka ardhur liria për të cilën u sakrifikuan shumë gjenerata ndër vite!

Prekazi përjetësisht do të mbetet nikoqiri i Epopesë e familja Jashari dëshmi se sa e shtrenjtë është liria!

Lavdi familjes Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Lexo më shumë
23 Nën
0

4 MILIONË EURO PËR LUGINËN

Parlamenti i Republikës së Kosovës ka marrë një vendim me peshë jetike për Luginën e Preshevës, një fond prej 4 milionë euro për vitin 2025, që përkthehet në mbështetje konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës.

Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm!

Këto mjete do të shkojnë aty ku preken përditë zemrat e njerëzve: në arsim, për t’i dhënë fëmijëve tanë një dritare më të gjerë drejt së ardhmes; në kulturë, për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare; në sport, për të rritur shpresën dhe energjinë pozitive të rinisë; dhe në sektorë kyç që përmirësojnë jetesën e përditshme.

Ky është një hap që shkon përtej politikës, përtej fjalëve, drejt veprës së mirëfilltë në shërbim të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në këto troje.

Lugina është krenaria jonë e përbashkët, edhe më fuqishëm me Kosovën që po qëndron pranë nesh në këtë situatë të rëndë që po na imponohet nga diskriminimi shtetërorë.

Lexo më shumë
23 Nën
0

Përmes marionetës Zhigmanov, ministrit kroat të Vuçiqit dhe “kalit të trojës” nga Lugina e Preshevës (Alternativës për Ndryshim) Serbia ka nisë proces për pengimin e realizimit të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.

Një masë e re diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, po përgatitet nga marioneta kroate e Aleksandër Vuçiqit, ministrit për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Tomislav Zhigmanov.

Ai ka kërkuar nga Këshilli kombëtarë të anulojë konkursin e shpallur për subvencionet në bujqësi, mjete këto të destinuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kaudër të përkrahjes institucionale që Republika e Kosovës po ofron për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Zhigmanov ka kërcënuar se ai dhe ministria e tij do të anulojnë konkusin e KNSH nëse ky i fundit, nuk e anulon vet.

Shumë qartë që me këtë kërcënim të ri që Beogradi zyrtar po e jep në adresë të të gjithë shqiptarëve, po tenton të pengojë ndikimin e Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës, të vrasë çfarëdo shprese për një perspektivë më të mirë të shqiptarëve dhe të pamundësojë rimëkëmbjen e bujkut, blegtorit, zanatlisë, mediave, sektorit civil dhe secilës sferë tjetër këtu që mund të ndihmohet nga buxheti i RKS në Luginë.

Por, sikurse edhe të pakicat e tjera, ashtu edhe në këtë rast, Beogradi ka gjetur një mashë shqiptare, në fytyrën e një subjekti politik, Alternativës për ndryshim, që ta nisë këtë fazë të re të diskriminimit.

Në fakt, Alternativa për Ndryshim i është drejtuar Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogut shoqëror, nga e cila ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj KKSH-së i cili po e realizon e Fondin të Qeverisë së Republikës së Kosovës dedikuar shqiptarëve të Luginës. Mjerisht, edhe sot, Beogradi po gjenë argatët e vet përmes të cilëve bënë diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Kjo letër inicuese e një subjekti politik shqiptar, që kërkon ndihmë prej Beogradit për të penguar ndikimin e Kosovës në Luginë të Preshevës, po shtrohet si pengesë serioze për realizimin, jo vetëm të subvencioneve në bujqësi, por në tërësi të Fondit që Kosova e ndanë për Luginën e Preshevës.

Alternativa për Ndryshim, ndër vite po dëshmon një politikë klienteliste e nënshtruese ndaj Beogradit, por të kërkosh ndihmë nga Beogradi për të penguar ndihmat që Kosova sjell në Luginë, kjo e çon në një shkallë tjetër këtë klientelizëm.

Shkresat e tyre kundër mbajtjes së protestave, kundër politikës rezistuese ndaj Beogradit dhe tash edhe kundër 1200 bujqëve të cilët po presin subvencionimin e veprimtarive të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë dëshmi e qartë e politikës antishqiptare që po gjeneron ky subjekt.

Ky është një rast tjetër që dëshmon domosdoshmërinë e vendosjes së reciprocitetit në të drejta mes shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe serbëve në Kosovë. Çfarëdo zgjidhje tjetër çelë konflikte të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet të përdorë këtë rast të diskriminimit flagrant në takimet e radhës në Bruksel, ndërsa Shqipria zyrtare ta adresojë nëpër forumet ndërkombëtare.

Në këtë betejë me Serbinë, shqiptarët e Luginës presin ndihmën e pozitës e opozitës në Prishtinë dhe pozitës e opozitës në Tiranë.

Ndërkombëtarët nuk duhet ta heshtin këtë akt jonjerëzorë.

Serbia nuk investon në asnjë sektor zhvilimor në Luginë të Preshevës, ajo njëkohësisht pengon çfarëdo iniciative për përmirësimin e gjendjes që vjen si rezultat i bashkpunimit tonë me shtetin amë.

Serbia i do shqiptarët në mëshirë të fatit të tyre, duke u pamundësuar çfarëdo iniciative për përmirësimin e gjendjes së rëndë.

Racizëm i pastër.

Edhe kjo masë e re, sikurse, pasivizimi, mosintegrimi, mosnjohja e diplomave janë në funksion të politikës së shpopullimit të Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Sikurse zakonisht, Serbia, edhe në këtë rast përdorë kalin e trojës nga radhët e tona. APN e ka marrë flamurin me i pri iniciativës për pengimin e realizimit të Fondit të RKS në Luginë.

Sot, kur seriozisht po rrezikohet realizimi i Fondit të RKS, secili anëtarë dhe simpatizant dinjitoz i APN, secili bujk, secili blegtorë, secila OJQ, media dhe gjithë segmentet tjera të shoqërisë tonë duhet të shohin qartë se ku na çon politika nënshtruese ndaj Beogradit të Vuçiqit.

Çfarëdo klientelizmi, “bashkëpunimi”, pragmatizmi për Beogradin ka vetëm një emërues – nënshtrimin e shqiptarëve.

A. Vuçiqi i do shqiptarët e nënshtruar dhe të kontrolluar.

Prandaj rezistenca jonë aktive nuk ka alternativë

/shaipkamberi

Lexo më shumë
23 Nën
0

Buxheti i propozuar për vitin 2025 vazhdon me diskriminimin e pakicave në Serbi

Qeveria e Serbisë, ka proceduar në paralment Ligjin për Buxhetin e vitit 2025.

Të hënën me 25 Nëntor fillon seanca në të cilën, një ndër pikat është edhe aprovimi i buxhetit për vitin tjetër.

Për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje.

Nëse merren parasysh parametrat e inflacionit të këtij viti dhe atij të parashikuar për vitin tjetër, ku vlersohet se inflacioni për vitin tjetër do të jetë mbi 3%, vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ulje të ndjeshme.

Për vitin 2024, buxheti i Trupit koordinues ishte parashikuar në vlerën prej 374 milion dinarë, ndërkaq, për vitin 2025 janë të ndara 375 milion dinarë.

Në vitin 2024, nga shuma e përgjithshme e buxhetit të Trupit koordinues, 255 milion dinarë ishin të parapara për projekte zhvilimore në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa për vitin 2025 janë të parapara 253 milion dinarë.

Janë dy milon dinarë më pak se në vitin 2024.

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2024 kam propozuar rritjen e buxhetit të Trupit koordinues, për 120 milion dinarë dhe atë 100 milion për projekte infrastrukturore, ndërsa, 20 milion shtesë për subvencionim të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Të dy propozimet e paraqitura janë refuzuar edhe nga qeveria edhe nga parlamenti.

Në procedurën për aprovimin e buxhetit të ri për 2025 kam propozuar ngritjen për 200 milon dinarë të pozicionit për investime kapitale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Por, diskriminimi i vërejtur edhe në buxhetin e ri sa i përket pakicave nacionale dhe nevojave të tyre, afirmimit të të drejtave të tyre, pabarazisë, është evidente edhe në propozimin e buxhetit për vitin 2025.

Janë 375 milion dinarë të parapara për Trupin koordinues.

Janë 576 milion dinarë të parapara për Ministrinë e të drejtave të njeriut dhe pakicave, dmth për nevojat e 22 pakicave nacionale ose 20% të popullatës së përgjithshme në Serbi

dhe

Janë mbi 17 miliardë dinarë për Zyrën e Kosovës dhe nevojat e serbëve në Kosovë.

Disproporcion flagrant 1 (një miliardë dinarë) për 22 pakica nacionale në Serbi, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullatës së Serbisë dhe mbi 17 miliardë dinarë për nevojat e serbëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij buxheti prej 17 miliardësh, 2.5 miliardë janë të destinuara për përmirësimin e kushteve të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë.

Mbi 1 (Një) miliardë për „ndërtimin dhe rekonstruimin e objekteve banuese“.

Mbi 533 milion dinarë për „kategorinë sociale që janë në procesin e rikthimit“ në Kosovë.

17 miliardë dinarë që përafërsiht janë 150 milion euro për nevojat e pakicës Serbë në Kosovë, ndërkohë që të njëjtës Serbi i pengojnë 1 milion euro që Republika e Kosovës ndanë për stimulimin e bujqësisë në Luginë të Preshevës. Për këtë ka inicuar procedurë për shpallje të pavlefshme të konkursit për subvencionim.

Kjo është Serbia dhe rrugëtimi i sajë evropian. Kjo është qasja e sajë diskriminuese karshi pakicave nacionale.

Detajet rreth amandamentit të propozuar do ti publikoj në ditët në vijim.

Lexo më shumë
1236