Ragmi Mustafi, një prej figurave të shquara të Luginës së Preshevës, lindi më 18 qershor 1984 në Tërnoc, Bujanoc. Me një formim të fortë akademik, Ragmi ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, duke i hapur rrugën e tij drejt Prishtinës, ku u diplomua në dy fusha të rëndësishme: Sociologji dhe Juridik. Jo vetëm që ka arritur të marrë një diplomë master në Sociologji si student i dalluar në Universitetin e Prishtinës, por ka hedhur edhe hapin e radhës drejt dijes me doktoraturën në Shkencat Sociale – Sociologji në Universitetin e Tiranës.
Në jetën e tij personale, Ragmi Mustafi është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, i cili i mbart me krenari vlerat familjare dhe ato kombëtare. I martuar me Shqipe Hajredini dhe kanë dy fëmijë Lisarin dhe Noarin.
Karriera Politike
Ragmi Mustafi nuk është thjesht një emër në politikë, por një ndërgjegje e gjallë që ka filluar rrugëtimin e tij politik që në moshën e re si lider i Unionit të Gjimnazistëve në shkollën “Sezai Surroi” dhe “25 Maj” dega në Bujanoc. I kyçur në politikë si i ri në vitin 2003. Në janar të vitit 2004, ai u zgjodh kryetar i forumit rinor të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, për të vijuar më pas si një lider i rinisë në Luginën e Preshevës.
Nga viti 2008 deri në 2020, ai ishte zëri dhe udhëheqësi i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve dhe komunitetit.
Ragmi Mustafi është një aktivist dhe organizator i palodhur, i angazhuar jo vetëm në konferenca aktivizëm vullnetar por edhe figura qenësore në protestat të organizuara nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë e Bujanoc. Ai është një figurë që ka qenë gjithmonë në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
Në nëntor të vitit 2018, Ragmi Mustafi u zgjodh Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, një pozitë të cilën e mbajti me përgjegjësi dhe përkushtim deri në vitin 2023. Në këtë rol, ai luajti një rol kyç në avancimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, duke treguar një udhëheqje të qartë dhe një vizion të fuqishëm për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Aktualisht është këshilltar i kuvendit komunal i përbërjes së re në Komunën e Bujanocit.
Gjithashtu është i angazhuar Këshilltar Politik nga ZavedësKryeministëri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.
Ragmi Mustafi në rrjetet sociale