Plani 7 Pikësh

Platformë për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në
Luginë të Preshevës

mars, 2013
PVD
; PDSH; PD; UDSH; LPD; BDL; RD

Vështrim i përgjithshëm

LUGINA E PRESHEVËS
(PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOCI)
Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.
Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në
Bujanoc dhe 89% në Preshevë (si dhe 26% në Medvegjë). Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000
banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë.
Në gjuhën shqipe rajoni njihet si „Lugina e Preshevës“ ose thjeshtë „Lugina“. Shqiptarët shpesh e
thërrasin këtë rajon dhe si Kosovë Lindore, gjë që i referohet shkëputjes së këtij rajoni nga Kosova dhe
inkorporimit të tij në Serbi pas vitit 1948.
Gjeografikisht, Lugina e Preshevës kufizohet brenda pellgut (bazenit) të lumit të Moravicës së
Preshevës, që nga burimi në afërsi të qytetit të Preshevës e deri të grykëderdhja e Moravës së Jugut në
Bujanoc. Ajo është pjesë e rrugës trans-Ballkanike Moravë-Vardar Veri-Jug, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së
Madhe dhe Moravës së Jugut nëpër Serbi. Kjo rrugë mbartë Korridorin Pan-Europian X dhe E75.
Në vitin 1938 gjatë kolonizimit të Kosovës, Presheva ishte caktuar në bazë të Traktatit Turko-
Jugosllav si një nga rajonet popullsia e së cilës do të detyrohej të migronte në Turqi.
Deri në fund të LIIB rajoni i përkiste Kosovës. Duke dashur të mbanin nën sundimin serb rrugët
automobilistike dhe hekurudhore, që kalonin nëpër këtë rajon, si dhe të „kontrollonin nacionalistët
shqiptarë“, qeveria jugosllave ndau Luginën nga Kosova dhe e përfshiu në Serbi.
Gjatë Luftës së Kosovës gjashtë deri në tetë mijë shqiptarë etnikë u larguan nga rajoni. Refugjatët
raportuan pas largimit se ata po rekrutoheshin dhe se paramilitarët serbë po tentonin t’i detyronin të
futeshin në kazerma ushtarake.
Në Vitin 2001, pas Luftës së Kosovës, u raportuan përleshje në mes të forcave jugosllave të sigurisë
dhe forcave të shqiptarëve të UÇPMB-së. Lufta në Luginën e Preshevës mbaroi pas ndërhyrjes
ndërkombëtare që rezultoi me një marrëveshje paqeje „Deklaratës së Konçulit“,, sipas së cilës duhej të
çmilitarizohej rajoni, amnestohet UÇPMB-në dhe iu lejua hyrja Ushtrisë jugosllave në rajon me miratimin
e NATO-së.
Shqiptarët e rajonit janë të përfaqësuar politikisht në parlament nga Koalicioni Shqiptar i Luginës së
Preshevës, i cili ka fituar një karrige prej Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2007
Përfaqësuesit politikë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë miratuar në gusht të
vitit 2006 një Platformë politike, ku kanë kërkuar formimin e „Rajonit të Luginës së Preshevës“.
Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të përfshinte Luginën dhe Veriun e
Kosovës, është një temë e shpeshtë në media dhe deklaratat jozyrtare „testuese“, por të gjitha palët e
përfshira në procesin zyrtar kanë refuzuar deri më tani çdo mundësi për ndryshim kufijsh në rajon.

9

Tensionet e reja
Kriza e shkaktuar rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, largimi i tij i dhunshëm
dhe statusi i pazgjidhur i shqiptarëve të LP, kanë treguar brishtësinë e situatës politike dhe të
sigurisë në Luginë të Preshevës. Mundësia e shpërndarjes së krizës edhe jashtë kufijve të
këtyre komunave, shtron domosdoshmërinë e përkujdesjes me vetë shkaktarin e tensioneve,
lidhur me të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni, respektivisht nevojën e realizimit të Programit 1 ,
dhe atyre kërkesave politike të shqiptarëve që rezultojnë nga Platforma 2 .
Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës, nuk është vetëm çështje e sigurisë, ajo në radhë
të parë paraqet çështje të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve, por, edhe kriter i
integrimeve europiane të Serbisë.
Konsiderojmë se çdo administrim demokratik duhet t’i shërbejë nevojave dhe interesave
të popullatës së gjithmbarshme, përfshirë edhe pakicat nacionale. Në këtë kontekst do të
numërojmë vetëm disa nga dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët rëndësi të
posaçme në “ruajtjen e paqes dhe sigurisë” i kushtojnë çështjeve të pakicave.
Të përkujtojmë se me aktin final të Helsinkit nga 1975 shtetët pjesëmarrëse të OSBE-së
potencojnë lidhjen e ngushtë mes respektimit të interesave legjitime të pjesëtarëev të pakicave
me ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Kjo lidhshmëri, më vonë, është shprehur edhe në dokumentet
tjera: Dokumenti final i Madridit më 1983, Dokumenti final i Vjenës më 1989, Karta e Parisit për
Evropën e Re e 1990, Dokumenti i Lisbonës nga 1996, Deklarata e OKB për të drejtat e
personave që i përkasin pakicave. Pas aprovimit të Kartës së Parisit për Evropën e Re gjithë
shtetet anëtare të OSBE-së janë orientuar për mënyrën demokratike të qeverisjes.
Me Paragrafin 26 të dokumentit të Helsinkit shtetet anëtare të OSBE-së janë
obliguar që “të nxisin çështjet e pakicave në mënyrë konstruktive, me mjete paqësore dhe me
dialog të të gjitha palëve sipas parimeve dhe obligimeve të KEBS-it”.
Por edhe përkundër këtyre obligimeve ndërkombëtarisht të marra dhe obligimeve që
sjell e drejta e brendshme në raport me të drejtat e pakicave, konstatojmë se shqiptarët e
Luginës së Preshevës edhe më tej i nënshtrohen diskriminimit shtetëror.
KOMUNA Nr. populls/ % Alb % Serbs % Rom
a
% Other. %
Presheva 34.904 100 31.098 89.10 2.984 8.55 322 0.92 500 1.43
Bujanoci 43.302 100 23.681 54.69 14.782 34.13 3.867 8.99 972 2.19
Medvegja 10.760 100 2.813 26.17 7.163 66.57 108 1.01 673 6.25
All 88.966 100 57.595 64.74 24.929 28.02 4.297 4.83 2.145 2.41

Përmirësimi i situatës aktuale mund të arrihet me ndërmarrjen e masave afirmative në
këto sfera:
o Integrimin e plotë të shqiptarëve;
1 Plan i Program Vlade SRJ i Vlade R. Srbije za rešavanje krize u opštinama Bujanovac, Preševo i Medvedja, usvojen u februarau 2001;
2 Politička Platforma Skupštine Albanskih odbornika Preševske Doline, usvojena 14 februara 2006. Skupština je kooridnacioono političko telo, političkih
partija koje okupljaju Albance Bujanovca, Preševa i Medvedje;

o Revitalizimin ekonomik;
o Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit dhe
simboleve nacionale;
o Decentralizimin në gjyqësi;
o Arritjen e sigurisë së plotë në rajon;
o Arsim, kulturë dhe informim;
o Masat në shëndetësi dhe sigurim social;
Në realizimin e këtyre masave është e domosdoshme kyçja e Bashkësisë ndërkombëtare
në formatin OSBE, Ambasada SHBA, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e
Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera nga formati “Miqtë e jugut” 3 , përfaqësuesit institucional dhe
politik të shqiptarëve dhe Qeveria e Beogradit.

I. INTEGRIMI i PLOTË
Me nenin 21 të Ligjit 4 shprehimisht parashihet: “Në rastin e punësimit në shërbimet publike
dhe polici, duhet patur kujdes strukturën nacionale të popullsisë, participimin adekuat dhe
njohjen e gjuhës e cila flitet në territorin e organit apo shërbimit”. Ky obligim, më vonë, është
future edhe në Kushtetutën R. Serbisë, e poashtu, parashihet edhe me nen.15 të Konventës
Kornizë për mbrojtjen e pakicave.
Të dhënat për numrin e të punësuarëve në institucionet e vetëadministrimit lokal:
Municipality Nr of employ. Albania
n

Serbs Roma
Other
Presheva 484 306 64 2 /
Bujanoci 848 339 473 30 6
Medvegja 280 15 259 3 3
All 1.612 660 796 35 9

Të dhënat e numrit të të punësuarëve në institucionet shtetërore të nivelit lokal:
Municipality Nr of employ. Albania
n

Serbs Roma

Other
Presheva 446 212 225 8 1
Bujanoci 764 160 597 4 3
Medvegja 386 15 366 5 /
All 1.596 387 1.188 17 4
Percent 100% 24.25% 74.44% 1.06% 0.25%

Konventa Kornizë 5 obligon shtetet anëtare që të “aprovojnë, ku është kjo e nevojshme,
masat adekuate për afirmimin, në gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore,
barazisë së plotë efektive në mes pjesëtarëve të pakicave dhe atyre që i përkasin shumicës”.
3 Uloga medjunarodne zajednice u izgradnji mira i stabilnosti regiona je od ključnog značaja;
4 The Lav of the Protection of Rights and Freedoms of National Minorities, usvojen od strane Skupštine SRJ, tokom 2001 g;
5 Framevork Convention for the Protection of National Minorities, Strazbourg, 1 februar 1995

9

Bazuar në këto detyrime ligjore është e domosdoshme ndërmarrja e masave që
përshpejtojnë harmonizimin e participimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore me
pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme të këtyre komunave:
o Policia lokale dhe kufitare;
o Inspekcionet republikane;
o Shërbimi kadastral i paluejtshmërive;
o Shërbimin e të ardhurave publike;
o Institucionet e gjyqësisë;
o PTT, Telekom, Elektroekonomi dhe gjithë ndërmarrjet publike të themeluara nga
shteti,
o Institucionet e mbrojtjes sociale,
o Krijimin e mundësisë që në institucionet regjionalisht të dekoncentruara (e të cilat
mbulojnë kompetencat jashtë kompetencave të qeverisjes lokale dhe KNSH)
përfshirjen adekuate të shqiptarëve;
o Meqë zgjidhjet aktuale ligjore nuk japin garanci të mjaftueshme për përfshierjen e
pakicave në parlamentin republikan, është e nevojshme, që përmes masave të
diskriminimit pozitiv, të sigurohet participimi i garantuar i pakicave në këtë
institucion përfaqësues;

II. REALIZIMI i SIGURISË SË PLOTË
Me Planin dhe Programin e zgjidhjes së krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe
Medvegjë (Qeveria e SRJ dhe Qeveria e RS) nga viti 2001, Aneksi 5b al.2 p. 2 parasheh që
rivendosja e paqes në rajon nënkupton edhe “tërheqjen e gjithë forcave speciale policore dhe
ushtarake dhe formimi i policisë multietnike “.
Por, 12 vjet pas aprovimit të Programit, Lugina e Preshevës mbetet i vetmi rajon në
serbi në të cilin pa ndërprerë janë të angazhuara forcat special të sigurisë në rajon. Ato
kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërkohë që me krijimin e imazhit të ekzistimit të gjendjes së
jashtëzakonshme paraqesin edhe faktor kufizues në vullnetin e investitorëve potencial.
Veç kësaj, ato, duke qenë shumë herë të kyçura në arrestimin, bastisjen dhe
keqtrajtimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në ngritjen e
tensioneve dhe pakënaqësinë e popullatës lokale.
Ndikim negative në zhvillimin e ngjarjeve në rajon paraqet edhe gjuha e urrejtjes dhe
akuzuese e funkcionerëve shtetërorë të cilën e përdorin ndaj shqiptarëve. Përdorimi i termit
“terrorist”, së fundmi edhe krahasimi me „al-Qaeda-om“ 6 , ka ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në
disponimin e popullatës, por paraqet edhe faktor pengese për bashkëpunim me institucionet.
Krijohet përshtypja se gjuha e forcës paraqet metodën e vetme të komunikimit të Beogradit
zyrtar me shqiptarët.
Arrestimet e shpeshta dhe spektakolare të ish luftëtarëve, lirimi i tyre i mëvonshëm në
mungesë fakteve, paraqet shkelje drastike të Ligjit për Amnistinë e pjesëtareve të UÇPMB-së,

6 al-Qaeda ( translation: “The Base) is a global militant Islamist organization founded by Osama bin Laden at some point betëeen August 1988 and late 1989, ëith its origins being
traceable to the Soviet Ëar in Afghanistan. It operates as a netëork comprising both a multinational, stateless army and a radical Sunni Muslim movement calling for global Jihad and a
strict interpretation of sharia laë (Ëikipedia)

dhe krijon prezumimin e pasigurisë juridike të personit, që me vete sjell edhe valë të
refugjatëve në drejtim të BE-së.
Në interës të vendosjes së paqes afatgjate dhe sigurisë në rajon, është e nevojshëm:
o Respektimi i plotë i Ligjit për Amnisti nga viti 2001, respektimi i gjithë
marrëveshjeve të arritura nga koha e konfliktit 7 dhe ndërprerjen e çfarëdo
ndjekje penale politikisht të motivuar, lirimi it ë burgosurve politik i ashtq.
“grupi Gjilanit”;
o Zhvendosja e forcave special të sigurisë nga rajoni.
o Sigurohet që policia multietnike të jetë forca e vetme e sigurisë që kujdeset
për rendin dhe qetësinë në këto komuna, me respektimin e plotë të Parimeve
të krijimit të policisë multietnike 8 ;
o Sigurimin e lirës së plotë të qarkullimit me heqjen e taksave të imponuara,
hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë dhei Kosovën;
o Procesuimin e rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të shqiptarëve në
periudhën 1999-2001 9 ;
o Aplikimin e masave efektive për kthimin e popullatës së zhvendosur me
sigurimin e fondeve të veçanta 10 ;
o Sigurimin e të drejtës për dokumentet personale të banorëve të këtyre
komunave të zhvendosur më 1999-2000;
o Garantimi i lirisë së plotë për shënimin e të drejtës së Festave kombëtare 11
dhe datave tjera me rëndësi, sepse kjo e drejtë konsiderohet “liri e
shprehjes” (nen.10 Konventës europiane për të drejtat e njeriut 12 ) dhe sit ë
tillë duhet trajtuar.
o Largimi i memorialit të xhandarmerisë nga fsh. Lluçan në interes të stabilitetit,
o Kthimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së;
o Ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes dhe mospërdorimi i termit „terroristët
shqiptarë“ 13 ;

III. ZHVILLIMI EKONOMIK
Lugina E Preshevës paraqet rajonin më të pazhvilluar në Serbi. Presheva, psh., komunë me
mbi 90% shqiptarë, është komuna më e pazhvilluar me vetëm 200 Euro për kokë banori, ose,
me bruto të ardhura prej vetëm 14,8% të GDP, me shkallë rekorde të papunësisë prej 70%.
Parametra të ngjashëm vlejnë edhe për Bujanocin. Kjo gjendje e rëndë, është një ndër
shkaktarët e largimit masiv të të rinjve nga ky rajon.
7 Zakon o Amnestiji bivših pripadnika OVPMB, (Amnestija je Izlaz) usvojen je u Skupštini RS tokom 2001, ima za cilj oslobodjenje od gonjenja i krivične
odgovornosti za sve bivše pripadnike OVPMB koji su do 31 maja 2001 predali dobrovoljno naoružanje, i pismo N. Čovića upućeno Gen. Sec. NATO, Robert
Serry po ovom pitanju; Program vlade za reševanje krize i Deklaracije o demilitarizaciji iz Končulja;
8 Sporazum o principima formiranja Multietničke policije iz 2001, potpisan od Vlade RS, OEBS-a i predstavnika Albanaca;
9 Tokom NATO bombardovanja, na teritoriji opštine Preševo, koja je bila pod potpunom kontrolom snaga bezbednosti RS, ubijeno je 11 civila albanaca, a u
periodu 2000-2001 na teritoriji Bujanovca ubijeno je dodatnih 12 civila,
10 Nakon premeštanja jedinica vojske i policije sa Kosova, a na osnovu Kumanovskog sporazuma, i njihovim razmeštanjem na teritoriji opština Bujanovac, Preševo i Medvedja, kada je
i počela policijska represija nad civilima, imamo iseljavanje 6 albanskih naselja sa 3100 stanovnika u Bujanovcu, u Preševskom Karadaku dodatnik 1500 iseljenih, a u Medvedji, je
ostalo svega 500-700 Albanaca koji trenutno žive;
11 28 novembar je nacionalni praznik svih Albanaca koji se slavi kao „Dan Zastave“, odnosno dan kada se Skenderbeg vratio iz Turske u Albaniju (1443), te
kao takav ne predstavlja samo državni praznik Albanije.
12 Europian Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, Rome, 4 november, 1950;
13 12 godina nakon okončanja sukoba u regionu i usvajanja Zakona o Amnestiji, srpski političari za bivše borce OVPMB upotrebljavaju termin teroristi i poredjuju ih sa al-Qaedom;

9
Arsyet e ekzistimit të kësaj gjendje duhet këkruar:

  • shkatërrimin e ndërmarrjeve shoqërore;
  • privatizimin e pasuksesshëm;
  • mungesës së strategjisë shtetërore për zhvillim ekonomik;
    Edhe program i 2001 parasheh obligimin e shtetit për zhvillimin ekonomik të rajonit. Një
    obligim i këtillë rrjedh edhe nga Program i nxitjes së barabartë të zhvillimit regjional, të qeverisë
    së Serbisë, por, për 12 vjet të zhvillimit të procesit politik vetëm 350.000 euro subvencione janë
    dhënë për veprimtaritë ekonomike të këtij rajoni.

Masat aktive të zhvillimit ekonomik që duhen ndërmarrë:
o Ngritjen e stimulimeve për biznesin lokal (sigurimi i subvencioneve dhe
kredive të volitshme);
o Stimulimi i investitorëve të huaj për investim në këto komuna;
o Investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritja e Zonave industriale;
o Hapja e vendkalimeve të vogla kufitare dhe nxitja e bashkëpunimit
ndërkufitar,
o Krijimi i Zonës së lirë doganore;
o Vendosja e fondeve IPA të BE (bashkëpunim ndërkufitar);
o Përfundimi i Korridorit 10, traseja nëpër Bujanoc dhe Preshevë;
o Gjatë 2013 të sigurohen mjete të veçanta nga Buxheti për hapjen e vendeve
të reja të punës;
o Të hetohen dhe anulohen gjithë privatizimet e dyshimta dhe të përfundohet
procesi i shtetëzimit të disa ndërmarrjeve dhe kthimi i pronësisë mbi to
komunave 14 ;
o Të themelohet Fond i veçantë për zhvillimin e këtyre komunave nga Buxheti,
pjesës së doganës që mblidhet në këto komuna, donacioneve
ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Kosovës dhe Shqipërisë;

IV. PËRDORIMI ZYRTAR i GJUHËS, SHKRIMIT DHE SIMBOLEVE
E DREJTA PËR PËRDORIM ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT është garantuar me
nen. 10 dhe 11 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, nen. 79 të Kushtetutës
së RS, dhe nen. 10 të Konventës Kornizë. Nen. 11 i Ligjit në mënyrë detale rregullon se kur dhe
si përdoret zyrtarisht gjuha e pakicave, ndërkohë që Konventa, në nen.10 “obligon shtetet
anëtare të njohin të drejtën e secilit pjesëtarë të pakicës për përdorim, lirisht dhe pa pengesa,
gjuhën e vet amtare, privat dhe publikisht, me shkrim apo me gojë“.
Duke konsiderfuar se shoqëria e vërtetë demokratike duhet të respektojë identitetin
gjuhësor të pjesëtarëve të pakicave, duhet të ndërmerren masat e barazisë efektive para ligjit
në këtë lëmi dhe të eliminohen gjitha pengesat të cilat pengojnë përdorimin publik të gjuhës
shqipe në territorin e këtyre komunave:

14 U Bujanovcu je u procesu podržavljenja DP Jugocoop, DP Proleće, a u Preševu DP Bratsvo i DP 7 Juli;

  • Në procedurën administrative dhe gjuhësore dhe udhëheqjen e procedurës
    administrative dhe gjuhësore,
  • Në komunikimin e organeve me autorizime publike me qytetarët,
  • Dhënien e dokumenteve publike dhe udhëheqjen e evidencave zyrtare ,
    regjistrat e të dhënave personale dhe pranimin e këtyre dokumenteve sit ë
    plotfuqishme.
    o Gjidhja e problemit të “personave juridikisht të panjohur”, respektivisht problemin e
    shlyerjes nga evidence e vendbanimit të përsonave, të zhvendosur në periudhën e
    konflikteve;
    o Zgjidhja e çështjes së vendbanmimit të fëmijve të lindur në spitalet e Kosovës, familjet e të
    cilëve jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sikurse dhe çështjen e vendbanimit të
    grave të martuara në në territorin e këtyre komunave;
    Të eliminohen pengesat ligjore për përdorim publik të simboleve kombëtare;
    V. DECENTRALIZIMI NË GJYQËSI
    Në kushtet demokratike procesi i marrjes së vendimeve është njësoj i rëndësishëm ashtu si
    përmbajtja e vendimeve, kështu që pasi që administrimi i mirë nënkupton se po bëhet për
    popullin, ky proces i vendimarrjes duhet të përfshijë ata me të cilët kanë të bëjnë vendimet.
    Këtë nevojë e parasheh edhe nen.4 (3) Kartës europiane për administrim lokal 15 e cila këtë
    qëllim e shpreh: “Përgjegjësinë publike duhet ta ushtrojë ai pushtet që është më i afërt me
    qytetarin”.
    Në bazë të këtyre pikëpamjeve të dokumenteve ndërkombëtare, në fazën e reformës së
    gjyqësisë më 2009 se shuarja e Gjykatave komunale, prokurorive komunale dhe Gjykatave
    komunale për kundërvajtje në këto komuna seriozisht rrezikon të drejtat e shqiptarëve në:
    o Përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit – këto institucione në Vranjë nuk kanë kapacitete
    për garantimin e kësaj të drejte;
    o Participim adekuat në punën e tyre – reforma nuk ka sjellë participim adekuat të
    shqiptarëve në institucionet e gjyqësisë;
    o Në procedurë po krijohen shpenzime të mëdha dhe të panevojshëm – palët në
    procedurë duhet të bëjnë udhëtime mbi 50 km deri në selinë e këtyre institucioneve;
    o Mosbesimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore është rritur edhe më tepër;
    Bazuar në këtë duhet ndërmarrë masa që në komunën e Bujanocit dhe Preshevës:
  • të rikthehen Gjykatat themelore dhe Prokuroritë themelore,
  • të rikthehet Gjykata komunale për kundërvajtje në (Marrëveshja për menaxhimin e
    integruar të kufijve me Kosovën ndikon në rritjen e numrit të lënëve në Bujanoc).
    Për decentralizim në frymën e standardeve europiane dhe realizimit të parimit që
    “përgjegjësinë publike ta ushtrojnë ato autoritete që janë më afër qytetarit”, me qëllim të krijimit
    të vetëadministrimit për çështjet specifike duhet hartuar një dokument më gjithëpërfshirës të
    decentralizimit, me respektimin e parimit të reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.
    15 European Charter of Local Self-Government,Strasbourg, 15 oktober 1985

9
VI. ARSIMI, KULTURA DHE MEDIAT
Arsimi është sfera me më shumë problem. Mosnjohja e diplomave dhe probelmet në
procesin e nostrifikimit , mungesa e teksteve shkollore kualitative nevoja e hapjes së
institucioneve të arsimit të lartë janë vetëm disa nga çështjet e rëndësishme.

Këshilli Nacional 16 paraqet institucionin i cili sipas Ligjit për Këshillat nacionale 17 , ka
autorizime në sferën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve, arsimit, kulturës dhe
informimit.
Duhet njohur të drejtat e KN në këto sfera dhe zhvilluar bashkëpunimin e tij me ministritë
përkatëse. KN duhet të ketë rolin kyç në sjelljen e teksteve nga Kosova, Shqipëria, përmes
autorëve lokal apo përkthimeve.
Si masa për përmirësimin e gjendjes në këtë sferë propozojmë:

  • Njohjen e diplomave nga të gjitha institucionet arsimore nga Kosova,
    eliminimin e problemeve në nostrifikimin e atyre nga Shqipëria;
  • Hapja e institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc në
    gjuhën shqipe;
  • Të zgjidhet problem me mungesën e teksteve shkollore 18 ,
  • Të zgjidhet çështja me provimet profesionale;
  • Çështja e informimit të zgjidhet përmes fitimit të minutazhit të nevojshëm në
    gjuhën shqipe në mediat publike shtetërore dhe
  • Themelimin e një mediumi elektronik rajonal në gjuhën shqipe;

Shteti duhet, jo vetëm të njohë, por edhe të pranojë rolin e KN në sferat për të cilat ai ka
kompetencat ligjore.
VII. MBROJTJA SOCIALE DHE SHËNDETËSORE
Shëndetësia primare e cila është në kompetencën e komunave po përballet me vështirësi
për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore. Kjo çështje duhet të tejkalohet me blerjen e
pajisjeve moderne për diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve.
Nëpër shtëpitë e shëndetit nuk ekzistojnë stacionaret për sëmundjet akute dhe kronike.
Barnatorja në Preshevë edhe më tej është pjesë e barnatores së Vranjës 19 . Shëndetësia
sekondare nuk ekziston. Materniteti më se i nevojshëm jashtëspitalor ende nuk është hapur në
Preshevë 20 .
Është i domosdoshëm themelimi i institucionit për shëndetësi sekondare (spitalit) për këto
komuna;

16 Nacionalni Savet je formiran na opštim izborima od 2010;
17 The Laë on National Councils of national Minorities (Službeni. Glasnik Republike Srbije br. 72/2009)
18 Ekonomičje i efikasnije rešenje je upotreba udžbenika iz Albanije i Kosova;
19 Apoteka u Preševu nije izdvojena kao posebna zdravstvena javna ustanova;
20 Već nekoliko godina realizacija propovisanog projekta otvaranja porodilišta u Preševu se odlaže nepotrebno;

Nuk ekziston kurrëfarë institucioni që merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar.
Banorët e këtyre komunave janë në pamundësi të shfrytëzojnë mjetet e Ministrisë për çështje
sociale.
Duhet ndërmarrë masa për zgjidhjen e problemit të mosnjohjes së stazhit të punës nga
Kosova.

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE:
 Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në Referendumin e vitit 1992,
 Në përkrahje të “Marrëveshjes së Konçulit”,
 Bazuar në Platformën politike të vitit 2006,
Kuvendi, në afatin më të shpejtë, do të aprovojë Programin e veçantë për zgjidhjen e
statusit politik të Luginës së Preshevës.
Ky Kuvend përcjell realizimin e masave të propozuara në këtë dokument. Në rast të
mosrealizimit të tyre Kuvendi do të ryshqyrtojë raportet me institucionet shtetërore dhe do të
angazhohet për realizimin e kërkesave në Referendumin e vitit 1992

Mars, 2013,

 

 

Dokumenti i bashakangjitur në gjuhen Shqipe


Plani 7 Pikësh në Anglisht