Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi, dhe Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion nga Lugina.

Biseduam për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve për Luginën në fusha të ndryshme, si arsimi, kultura dhe institucionet, përfshirë edhe përkrahjen për studentët dhe specializantët.

Po ashtu, diskutuam thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Çështjet si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime të serioze.

U dakorduam që të vazhdojmë angazhimin institucional për të adresuar këto sfida dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.