Shaip Kamberi I lindur më 15 tetor 1964, është një politikan shqiptar dhe ushtron detyrën e deputetit republikan në Parlamentin e Serbisë. Më parë ka shërbyer si kryetar i komunës së Bujanocit prej vitit 2008 në 2012 dhe nga 2016 deri në 2020. Shaip Kamberi është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik që nga viti 2018.
Biografia
I lindur në vitin 1964 në një familje shqiptare në Tërnocin e Madh. Shkollën fillore dhe të mesme I kreu në vendlindje ndërsa diplomoi në fakultetin juridik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1989.
Prej 2000 deri në 2008, ai ishte korrespondent i të përditshmes në Kosovë, “Zëri”, teksa në 2011 ai ishte pjesë e një vizite studimore në Departamentin e SHBA-së përmes një programi ndërkombëtar të implementuar në Ambasadën e SHBA-së në Beograd. Ai është themelues i organizatës “Këshilli për të drejtat e njeriut”, e cila u themelua për monitorimin, provimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai mbajti postin e kryetarit të “Këshillit për të drejtat e njeriut” deri në 2008.
Karriera politike
Gjatë periudhës 2002 deri në 2006 dhe 2006 – 2008, ai shërbeu si këshilltar në Kuvendin komunal të Bujanocit duke ushtruar kështu edhe detyrën e Shefit të Grupit të Këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc. Nga viti 2008 deri në vitin 2018, Shaip Kamberi ka qenë kryetar i Degës së PVD në Bujanoc dhe nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik.
Për herë të parë në pozitën e kryetarit të Komunës se Bujanocit u zgjodh në vitin 2008 dhe të njejtin funksion e ushtroi deri në vitin 2012. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte këshilltar i PVD në Kuvendin komunal të Bujanocit.
Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014, Shaip Kamberi, për herë të parë, bashkë me kryetarin e PVD të asaj kohe, Riza Halimin, u zgjodhë deputet në Parlamentin e Serbisë. Funksionin e deputetit e ushtroi deri në vitin 2016 kur edhe u rizgjodhë për kryetar të Komunës së Bujanocit përsëri.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020, Shaip Kamberi u bë bartës i listës së përbashkët të shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet në Parlamentin republikan.
Nga viti 2020 e deri më tani vazhdon të ushtrojë pozitën e deputetit republikan.
Shaip Kamberi në rrjetet Sociale