Referendumi 1992

Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992, vullneti i parë politik i Kosovës Lindore

Me rastin e 28-vjetorit të mbajtjes së referendumit të 1-2 marsit 1992, nga ne banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën sipas kufijve përpara vitit 1954 brenda Jugosllavisë së asokohshme.
Këto tri Komuna janë territor etnik i Shqipërisë së Epërme Verilindore, mbetur jashtë kufijve prej traktateve ndërkombëtarë të përpara Luftës së Dytë Botërore.
Rajoni etnik shqiptar, që ka vazhdimësi territoriale me Toplicën, zonën e njohur si Molla e Kuqe, Nishin dhe deri në Vranjë, i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike, u nda dhe u aneksua nga Serbia.
Pra, përpara 28 vjetësh kur për dy ditë rresht, ne populli shqiptar i Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi trungun amë.


Ky organizim ishte akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe Kryetari i Kuvendit.
Referendumi u mbajt nën kushte tejet të rënda. Lirisht mund të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme, ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative.
Pati të keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht dhe disa dhjetra persona të arrestuar nga pushteti.
Nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndërruan e asesi në kuptimin pozitiv në të mirë të neve shqiptarëve. Përveç në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e kësaj Krahine që ishin me punë të përkohshme jashta, të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43%. Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, është një akt shumë domethënjës me vlera të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët, ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar. Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera, kurse ne shqiptarët në hapsira tona etnike mbajtëm Referendumin. Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njifen dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare. Ne, shqiptarët etnikë e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshe në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsulidimin e përgjithshëm.
Çfarë u arrit që nga ajo kohë e deri më sot


Ende mungon liria e plotë e lëvizjes, mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata, Polici,shëndetësi. Liria e lëvizjes mungon, ka shumë dro, frikë e psikozë për shkakë që në këtë Krahinë kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit. Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe. Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale-Politike. Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kesaj Krahine mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera, kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit, pra UÇPMB-ja. Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve.
Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve
Faktorit Politikë dhe Ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave-Qeveria e Serbisë dhe faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur, demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti Serbë për dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive, të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan trojet e veta, si pasojë e luftës. Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave janë 11.783 banorë. Kategoria e të zhvendosurve në veqanti nga Komuna e Medvegjës, Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë. Asnjëherë Qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të interesohet dhe investoj për kthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta. Deri më tash janë tri elemente, veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet, të fomojë një identitet të vetin si me:
– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992,
– Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së,
– Marrëveshjen e Konçulit dhe
– Seanca e përbashkëtë e të gjithë këshilltarëve Komunal të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkëtë politike.



A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë
Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Shqipëri është pjesë e NATO-së dhe Republika e Kosovës është pranura shtetë më shumë se gjysma shtteve të botës,kjo është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë. Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë. Kërkohet që edhe njëher të ri-konfirmohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale-Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente, pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare. Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim, intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë Serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë.


A – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet konsensusi për gjëra fundamentale,
B – Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë Rajon të ketë, dhe
C – Mbykqyrje të përheshme të forcave civile dhe të Sigurisë Ndërkombëtare.
Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnistrimin e Serbisë. Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike, në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë Akademije por edhe manifestime të ndryshme. Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona, në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë, për tu bërë realitet Referendumi i ksaj krahine për Autonomi Territoriale–Politike.