Pikat programore të PVD-së

Qëllimet programore të përcaktuara në Nenin 7 përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi. Këto qëllime përfshijnë:

1. Përfaqësimi i interesave të pakicës shqiptare dhe përmirësimi i të drejtave të tyre në përputhje me legjilacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare.

2. Angazhimin për demokratizimi i systemt në të gjitha fushat e jetës.

3. Angazhimi për realizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë (Lugina e Preshevës) dhe në pjesët tjera të Serbisë.

4. Pjesëmarrja në punën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe në organet e ndryshme qendrore dhe lokale përmes përfaqësuesve të ligjshëm.

5. Ruajtja e identitetit kombëtar dhe mbrojtja e të drejtave kulturore, gjuhësore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.

6. Angazhimi për zhvillimin rajonal të balancuar dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Luginës së Preshevës.

7. Sigurimi i përfshirjes proporcionale të shqiptarëve në të gjitha organet shtetërore dhe institucionet publike për një pjesëmarrje efektive në jetën publike.

8. Mbështetja e realizimit të plotë të të drejtave individuale dhe kolektive përmes decentralizimit dhe rajonalizimit.

9. Promovimi i bashkëpunimit kulturor me institucionet shqiptare në Evropën Juglindore dhe diasporën shqiptare.

10. Angazhimi në bashkëpunimin ndërkufitar për të hequr barrierat që kanë çuar në getoizimin e Luginës së Preshevës.

11. Zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera kombëtare në rajon.

12. Bashkëpunimi me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve.