Arbër Pajaziti ka ardhur në pushtet përmes thashethemeve, shpifjeve dhe manipulimeve!

Ka denigruar në kor e përbaltos çdo personalitet që nuk ka qenë me të, ka përbuz institucione për të shkatërruar çdo gram besimi që kishte mbetur në politikë. E madje ke tradhtuar secilin, me të cilin ke bashkëudhtuar në politikë.

Qëllimi ishte vetëm karriga, ardhja në pozitë të kryetarit të komunës. I gatshëm të bëje koalicion edhe me dreqin e mallkuar, pavarësisht interesave të ngushta personale dhe klanore që të janë bashkuar e në kundërshtim me aspiratat popullore.

Në vend që të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, ti zgjedh të bëje paralajmërime apokaliptike dhe të sulmosh ata që të kritikojnë. Praktikë e njohur për ata që kanë frikë nga përgjegjësia. Paske mësuar mirë e shpejt nga председник Вучић qysh rekomandonte Боцки

Do të demaskohen një për një pohimet tua të rrejshme.

Se sa transparenc, mjafton të rikthesh faqen facebook-ut (memory) të shohësh se si thurje sharje për “manipulimet dhe korrupsionin” Driton Rexhepit, për “arrogancën e injorancën” e Basri Veselit, për “dinakërinë” e Stojança Arsiqit, për “pushkomatrelezat” e Sasha Arsiqit, për “rrezikun, armikun e paaftësinë” e Nenad Mitroviqit

Bravo! Zyrën e rinovove. Nisja e puno naj send. Bërlloku deri në fyt, flaka e zjarreve deri në qiell a ujë nuk ka. Veq ta dish!