Më 1 tetor të vitit të kaluar, kryetari i Bujanocit kishte vizituar stacionin e zjarrfikësve në Bujanoc, nga ku kishte premtuar angazhimin e tij për të siguruar më shumë zjarrfikës në të ardhmen.

Në dhjetor të vitit 2024, Ministria e Brendshme kishte shpallur konkurs për punësimin e zjarrfikësve të rinj.

Dje u publikua lista: u punësuan 300!

300 zjarrfikës të rinj – asnjë shqiptar!

Në Bujanoc janë punësuar 0 zjarrfikës të rinj. Në Preshevë, 2 – asnjëri shqiptar!

Kjo është vazhdimësi e diskriminimit sistematik që po u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Madje, kjo është edhe një dëshmi se, sado që kryetari i Bujanocit po promovon bashkëpunimin e tij me qeverinë, sado që po hesht përballë padrejtësive, sado që po tenton të tregojë kujdes në raport me organet shtetërore, ai dhe koalicioni i tij multietnik në Bujanoc po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me faktin se janë plotësisht të parëndësishëm.

Në fillim të kësaj jave, u punësuan 4 punëtorë në Administratën Tatimore në Bujanoc:

– 3 me shkollë të mesme

– 1 me fakultet

Asnjë shqiptar.

Dje u punësuan 300 zjarrfikës në të gjithë shtetin. Në Bujanoc – asnjë. Shqiptarë, në përgjithësi – zero!

Prandaj vazhdoj ta shtroj pyetjen:

A është integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore i përfshirë në Marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc, apo jo!?

Nëse po – marrëveshja nuk po respektohet. Nëse jo – keni gënjyer!