Çerdhja e qytetit “Gëzimi Ynë” finansohet me buxhet të Komunës së Bujanocit. Vetëm për këtë vit, për funksionimin e çerdhës, Komuna e Bujanocit ka ndarë pak më shumë se 1.6 milion euro ose 13.46% të buxhetit të përgjithshëm të Komunës.

Ka kohë që komuniteti shqiptarë në Bujanoc kërkon shtimin e paraleleve në gjuhën shqipe për grupmoshat e ndryshme në çerdhen e qytetit! Kjo është nevojë e prindërve dhe fëmijëve shqiptar të komunës tonë.

I njejti institucion, gjatë gjithë kohës prolongon hapjen e paraleleve shtesë. Një herë me arsyetimin se i mungojnë hapsirat e nevojshme. Më pastaj përshkak të mungesës së punonjësve shqiptar e së fundmi me arsyetimin se po i presin lejet nga inspekcionet përkatëse.

Dhe përderisa prindërit shqiptarë regjistrojnë fëmijët e tyre “në listen e pritjes” dhe presin me muaj regjistrimin e tyre në çerdhe, ky institucion, largë syve të opinionit, duke mbajtur fshehtë konkurset, punëson punëtor të rinjë me vendime të përhershme të punës.

Dy ditë më parë, në çerdhen “Gëzimi Ynë” u punësuan 4 edukatore të reja. Vetëm njëra prej tyre shqiptare!

Konkursi ishte shpallur me 5 shkurt. I njejti ishte publikuar vetëm në një portal me emrin “Poslovi” me numër rendor 1130.

Pra vendi i vetëm ku ishte publikuar konkursi për vende të reja të punës ishte portali “Poslovi”, por jo edhe Faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit e cila edhe finanson çerdhen nuk kishte njoftuar opinionin për mundësinë e punësimit me vendim të përhershëm në këtë institucion!

Në Konkursin e shpallur ishin paraqitur 8 kandidate. Prej tyre ishin dy kandidate shqiptare! E nga to është punësuar vetëm njëra! Pse?

Logjikshëm, institucioni që finansohet nga komuna, do duhej të koordinoj veprimet e veta me të parin e komunës i cili edhe ekzekuton buxhetin.

A ka qenë kryetari i komunës i njoftuar me konkursin e hapur në çerdhen “Gëzimi Ynë”?

Nëse po, pse ky Konkurs është mbajtur i fshehur dhe si ka lejuar që nga 4 vende të punës, të punësohet vetëm një edukatore shqiptare?

Nëse jo, pse po rrin edhe më tej kryetar i komunës në të cilën nuk e pyet askush për asgjë!?