Mesazhet kërcenuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndrruar në përditshmëri.
Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!

Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.

Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.