Reagimi i zyrtarëve shtetëror të Serbisë pas protestës së Identitet dhe Dinjitet është reagimi i një sistemi aparteidit

Државни секретар, Драган Стевановић- Боцки tha: “keni në kë të merrni shembull e nga kush të mësoni – në Presidentin Vuçiq dhe në Serbinë tuaj, keni bashkëbisedues e partner”.

Drejtori i Shërbimit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ненад Митровић tha se “ky tubim është një përpjekje tjetër për të destabilizuar rajonin e drejtuar nga regjimi i Prishtinës, nën patronatin e drejtpërdrejtë të Albin Kurtit”.

(gjuha e njëjt me Српска листа në Kosovë)

Si kurrë më parë, kanë bërë më se të qartë se ekzistojnë dy narracione: ai i shtypjes e diskriminimit nga Beogradi dhe ai i mosnënshtrimit e mosdorëzimit nga Lugina.

Në protestë morën pjesë edhe vet kryetari komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetari Kuvendit, Driton Rexhepi të zgjedhur me votën e СНС, të kontrolluar nga Боцки dhe Митровић.

Arbër/Driton, nga kjo, në këtë moment, juve iu takon të mos lejoni nëpërkëmbjen e defaktorizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve për të drejtat fundamentale në Luginë.

Se nuk mund të ketë përparim pa drejtësi dhe nuk mund të ketë drejtësi pa respektim të drejtave të njeriut.

P. S. Arbër/Driton a e fiqirut me u bo burra, e me i qu “atje ku nuk duhet”.