Sot bashkë me kandidatët për këshilltarë nga lista jonë për njësitë nga 1 deri 9 në qytetin e Preshevës, e bashkveprimtarë pamë nga afër pikat kryesore në qytet, e ku pas 2 qershorit me qeverisjen tonë me MENDJE dhe ZEMËR do të fillojmë me projekte konkrete.

Duke filluar nga rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër. Projekt ky i filluar në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime e i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministri i mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës.

Projekti ideor për rigjallërimin e Çarshisë së Vjetër është punuar dhe përpiluar nga ekspertë të fushës së urbanizmit dhe arkitekturës e është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. Ka mbetur vetëm implementimi.

E kjo mund të arrihet vetëm me njerëz që bashkëpunimin e bashkërendimin me Republikën e Kosovës e kanë primare.

Rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër do të jetë i rëndësishëm për historinë e djeshme e për kulturën e sotme.

Ndërtimi i një parku rekreativ tek ish Tregu i gjelbërt është pika tjetër e rëndësishme që do të bëhet me qeverisjen tonë.

Hapësirë rekreative, e shoqëruar me parking nëntokësor, si nevojë e domosdoshme për qytetin.

Ndërtimi i Hallës Sportive të Preshevës, poashtu i mbështetur nga bashkëvendasi ynë, Ministri Liburn Aliu, ishte projekti tjetër i rëndësishëm i paraparë në vitin 2022 gjatë qeverisjes sime. Do të vazhdohet intenzivisht deri në realizimin përfundimtar.

Është e papranueshme që Komuna e Preshevës të mos ketë Hallë të Sportit.

Poashtu intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në pjesë të ndryshme të qytetit është nevojë e domosdoshme për qytetarët tanë.

Të gjitha këto ia ekspozuam sot qytetarëve që i takuam.

E të gjitha këto mund të bëhen vetëm atëherë kur Komuna e Preshevës të qeveriset me MENDJE dhe ZEMËR.

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – ARDITA SINANI